Home Teknologji Hackeri gjerman thyen teknologjine “Fingerprint” te iphone

Hackeri gjerman thyen teknologjine “Fingerprint” te iphone

614
0

iphone-5s-fingerprint
E ardhmja e re e hackerave? Vjedhja dhe rikrijimi i shenjave te gishtave. Lajmi vjen nga Gjermania, ku Jan Krissler, aka Starbug, një nga hakerat më të famshëm në botë, ne eventin “31 Chaos Computer Club”, i cili u mbajt në Hamburg, njoftoi se ka riprodhuar nje shenje gishti permes fotografive.

“Viktima” e pare, Ministrja e Mbrojtjes gjermane.
Kjo nuk është ndonjë gjurmë e këmbëve, por ato të Ministres gjermane te Mbrojtjes, Ursula von der Leyen. Krissler ka pasur sukses duke përdorur disa imazhe të marra nga kënde të ndryshme gjatë një takimi publik. Çdo gjë ka qenë reworked me software te quajtur Veri Finger. Fotografitë janë marrë në tre metra nga ministri me një aparat fotografik dixhital. Për të arritur në rezultatin e kërkuar një numër hapash teknike përfshirë shtypjen e gjurmëve te gishtave 3d, rikrijuar nga invertimi i ngjyrave te imazheve. Eshtë e panevojshme të thuhet se hacking hap kufijtë për rrjedhje informacioni të reja. Sidomos për pajisjet si iPhone i ri dhe tabletë duke përdorur shenjat e gishtave në vend të fjalëkalimeve dhe Id për të mbrojtur përmbajtjen nga vjedhjet dhe aksesi i paautorizuar. Por jo vetëm. Shume lehte me këtë sistem do të bëhet edhe dhunimi i të gjitha sistemeve e kontrollit që janë të bazuara në njohjen biometrike dhe gjurmët e gishtave.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here