HYRJE Aktualitet Greqia: Shqipëria prodhuesja më e madhe e kanabisit në Europë

Greqia: Shqipëria prodhuesja më e madhe e kanabisit në Europë

0
56

Droga shqiptare është problem real për fqinjët. Italia duket e dorëzuar. Nuk i ndalon dot tonelatat me drogë që po pushtojnë brigjet e saj. Kreu i antimafias, Franko Roberti, u kërkoi autoriteteve ta legalizojnë, si rrugë për të luftuar grupet e narkotrafikut dhe për të ndaluar kanabisin shqiptar. Në të kundërt, kërkoi betejë në çdo front, me të gjitha mjetet.

Greqia gjendet në të njëjtën pozitë.

Kreu i Departamentit të Antidrogës në Prokurorinë e Atikës, Kostas Panagiotopoulos u ra të shtunën këmbanave të alarmit.

“Greqia është një vend që prodhon sasi të papërfillshme kanabisi dhe një destinacion për ngarkesat që vijnë na jashtë për konsum të brendshëm, por edhe për pikë tranziti për substancat drejt vendeve të tjera të BE, që vijnë kryesisht nga Shqipëria”, deklaroi ai për agjencinë shtetërore Amna.

A është vetëm kanabisi droga që tregton Shqipëria?

“Shqipëria fqinje është një “pikë grumbullimi” për heroinën, e cila transportohet nga grupet kriminale shqiptare në destinacione të ndryshme, përfshirë Greqinë”, thotë Panagiotopoulos.

“Shqiptarët – shton ai – janë të përfshirë edhe në trafikun e heroinës.

Por Shqipëria është edhe bazë për kokainën. Një laborator për përpunimin e saj u zbulua në vitin 2015 në Elbasan. Kreu i Departamentit të Antidrogës në Prokurorinë e Atikës sheh një rritje të aktivitetit.

“Kur bëhet fjalë për kokainën, përfshirja e shqiptarëve është në rritje të vazhdueshme. Shqipëria është bërë një pikë kyçe e shpërndarjes së kokainës së destinuar për në tregjet europiane dhe shërben si një vend grumbullimi, veç rolit të saj në trafikun e heroinës”, deklaron ai.

Shqiptarët përbëjnë edhe grupet më të sofistikuar të trafikut të kanabisit. Ata bashkëpunojnë me trafikantët grekë.

“Pjesa më e madhe kanabisit të prodhuar në Europë vjen nga Shqipëria, përmes vendeve të saj kufitare, Greqia e Italia.

Përgjigju

Please enter your comment!
Please enter your name here