Home Sport FIFA pezullon vendimin per ndalimin e merkatos se Barcelones

FIFA pezullon vendimin per ndalimin e merkatos se Barcelones

511
0

barca-messiPas një muaji shumë negativ, Barcelona më në fund ka marrë një lajm të mirë. FIFA ka vendosur që të pezullojë vendimin për bllokimin 14 mujor në merkato për shkeljen e rregullave në transferimet e disa futbollistëve minorenë. FIFA komunikoi zyrtarisht se ka aprovuar kërkesën e spanjollëve për të pezulluar përkohësisht dënimin.

Kjo do të thotë se Barcelona do të vazhdojë e qetë merakton e verës deri në vendimin final të Apelit. Katalanasit mund të firmosin me portierin Ter Stegen dhe talentin Alen Halilovic.

Vendimi është dhënë nga Presidenti i Komisionit të Apelit në FIFA, Larry Mussenden, i cili argumentoi se në pamundësi për të dalë me një vendim para 1 Korrikut 2014, ndëshkimi i Barcelonës i aprovuar më parë nga Komisioni i Disiplinës do të lihet pezull për të garantuar në të njëjtën kohë respektimin e të drejtave të klubit.
 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here