Home Politike Dosja “Gjika”, dalin prova te reja

Dosja “Gjika”, dalin prova te reja

521
0

gjikaProkuroria ka dhënë prova të reja për lejet e ndërtimit në Vlorë. Gjatë shqyrtimit të çështjes “Gjika” në Gjykatën Penale të Tiranës u paraqiten provat e reja, si dhe u paraqit dëshmitari Mezan Mezani. Sipas prokurorisë “tre firmat që kanë kryer ndërtimet më përpara, kanë fituar lejen e ndërtimit dhe më pas janë regjistruar në QKR”.

Provat e paraqitura nga Prokuroria u pranuan nga Gjykata Penale e Tiranës.

Ndërsa Mezan Mezani në dëshminë e tij tha se “bashkia dhe INUK-u nuk mori parasysh kallëzimet e mia. U detyrova dhe kallëzova në prokurori”.

Vetë kreu i bashkisë së Vlorës Shpëtim Gjika nuk ndodhej në Gjykatë pasi ndodhet në aktivitetin e zhvilluar në Vlorë për prezantimin e Prefektes së re.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here