Home Aktualitet Dosja Frroku mberrin ne Shqiperi. Pritet te nise gjykimi

Dosja Frroku mberrin ne Shqiperi. Pritet te nise gjykimi

522
0

frrokuDosja hetimore në ngarkim të deputetit kristian-demokrat Mark Frroku për vrasjen e shqiptarit Aleksandër Kurti 16 vite më parë në Belgjikë, mbërrin në Prokurorinë e Përgjithshme shqiptare.

Ky fakt konfirmohet për A1Report nga burime pranë organit të akuzës, të cilat thanë se pas letër-porosisë autoritetet belge kanë sjellë në rrugë diplomatike 2500 faqe material hetimore në ngarkim të Frrokut i akuzuar për vrasje të kryer në bashkëpunim.

Më 28 Mars Prokuroria e Përgjithshme i kërkoi parlamentit autorizimin për arrestimin e Mark Frrokut, pasi sipas akuzës deputeti akuzohej nga autoritetet belge për vrasje me paramendim të kryer në bashkëpunim.

Pas autorizimit, Frroku u prangos dhe me vendimin e Gjykatës së Lartë dhënë një muaj më parë ai qëndron në masën e sigurisë “arrest me burg”, dhe pas mbërritjes së dosjes nga Belgjika Frroku do të gjykohet nga pala shqiptare.

Vetë Frroku e ka mohuar disa herë këtë akuzë, ndërsa me përkthimin e materialeve të mbërritura nga Belgjika prokuroria shqiptare pritet t[‘i komunikoj akuzën Frrokut e më pas t’i drejtohet Gjykatës së Lartë për nisjen e procesit gjyqësorë n Shqipëri.

Aktualisht deputeti kristian-demokrat është në hetim dhe për fshehje pasurie e pastrim parash, pas kallëzimit të bërë nga inspektorati i Lartë i deklarimit dhe Kontrollit të pasurive për fshehjen e 3 milionë euro pasuri.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here