HYRJE Shendetesi Çfare jane “Spondiloartropatite”, semundjet qe prekin gjymtyret, shenjat e hershme

Çfare jane “Spondiloartropatite”, semundjet qe prekin gjymtyret, shenjat e hershme

0
104

Spondiloartritet ose spondiloartropatite inflamtore përbëjnë një grup sëmundejesh, të cilat kanë disa karakteristika të përbashkëta siç janë shfaqjet klinike dhe analizat laboratorike. Zakonisht këto sëmundje prekin moshat e reja 20-40 vjeç tek të cilat është vërtetuar dhe predispozita gjenetike .

Shenjat karakteristike të fillimit të sëmundjes janë ato të prekjes së kolonës vertebrale, si dhimbje mesi në mëngjes e cila shoqërohet me ngurtësim që zgjat mbi gjysëm orë (30 min) .

Dhimbja dhe ngurtësimi përmirësohen me levizjet e të sëmurit (ai ndihet më mirë në lëvizje) dhe keqësohen në qetësi. Perveç kolonës vertebrale, në disa raste preken edhe kyçet periferike, si : gjunjët dhe supet. Kjo sëmundje mund të prekë dhe organe si, lëkura , zemra dhe sistemi gastrointestinal me diare.

Karakteristika e përbashkët për të gjithë grupin që përmendëm më lart është antigeni i quajtur HLA – B27 që gjendet pothuajse në të gjitha analizat e marra tek këta të sëmurë. Ky është një tregues gjenetik ndaj kjo është arsyeja që këto sëmundje janë më të shpeshta brenda një familje.

Cilat sëmundje përfshihen në këtë grup ?

1. Spondilitin ankilozant
2. Artritin proriatik
3. Artritin reaktiv
4. Artritin enteropatik i cili lidhet me sëmundjet inflamatore të zorrës (koliti ulceroz etj, )
5. Spondiloartropatite

1-Spondiliti ankilozant
Është një sëmundje inflamatore, e cila fillon nga kyçi i sacroilikeve (në pjesën e legenit). Gjithashtu mund të preket pjesa koksofemorale, supet dhe gjunjët. Kjo patologji është 3 herë më e shpeshtë tek burrat sesa tek gratë . Diagnoztikimi i saj bazohet në historikun e sëmundjes, në ekzaminimin klinik dhe vërtetohet me rezonancë magnetike. Mjekimi i spondilitit ankilozant ka për qëllim të ndalojë ecurinë e sëmundjes, por duke e alternuar me fizioterapi, e cila ndihmon në forcimin e musklaturës.

2-Artriti psoriatik
Psoriazis është një sëmundje lëkure. Kjo sëmundje karakterizohet nga disa pllaka të kuqe të mbuluara me luspa të bardha, që zakonisht i gjejmë në bërryla, në gjunjë dhe në pjesën më flokë të kokës. Tek 23% e të sëmurëve me psoriazis shfaqet artrirti, i cili quhet artrit psoriatik. Forma më e shpeshtë e këtij artriti është prekja e dy deri në tre kyçe, me enjtje, dhimbje dhe skuqje. Por gjithashtu në këtë rast kemi dhe forma të tjera, që prekin më shumë kyçe dhe quhet ploiartrit psoriatik.

3-Artriti Reaktiv
Ky artrit është më i shpeshti nga sëmundjet inflamatore, që shfaqet në moshën 20-40 vjeç dhe lidhet gjithmonë me një infeksion të mëparshëm (3-4 javë më parë). Pasi kalon ky infeksion tek të sëmuret të predispozuar (me HLA – B27 pozitiv) shafaqet artriti. Prandaj quhet artrit Reaktiv dhe prek gjunjët dhe kyçet e këmbëve, rreth 50 % e të sëmureve kanë dhe prekje të kolonës vertebrale. Këtu futet dhe sindromi Reiter, me tre shenja klinike që janë artrit , uretrit dhe prekje të syrit ( konjuktivit). Artriti reaktiv ka ecuri të mirë dhe për disa muaj ( 6 -12 muaj ) mund të zhduket pa lënë dëmtime të përhereshme.

4-Artritet Enteropatike
Termi “artrit enteropatik” përdoret kryesisht kur të sëmuret me sëmundje inflamatore të zorrës si prsh “koliti ulçeroz”, shfaqin prekje të kyçeve. Artriti në këtë rast është i ngjashëm dhe ka karakteristikat e artriteve të përshkuara më lart, me prekje të kyçeve dhe kolonës vertebrale. Ecuria e artritit nuk varet nga ecuria e sëmundjeve të zorrës. Ndërsa mjekimi kryesisht është mjekimi që përdoret për sëmundjet e zorrës .

Përgjigju

Please enter your comment!
Please enter your name here