Home Kosova Prishtinë, koalicioni “Kosova e Re” cel fushatën

Prishtinë, koalicioni “Kosova e Re” cel fushatën

686
0

Koalicioni për Kosovën e Re hapi fushatën parazgjedhore në Prishtinë me premtimin për hapjen e 30 mijë vendeve të reja të punës çdo vit. Premtimin para simpatizantëve të shumtë të mbledhur në sallën e sporteve “1 Tetori” e bëri drejtuesi i këtij koaliconi Behgjet Pacolli, i cili premtoi gjithashtu rritje ekonomike mbi shtatë për qind që në vitin e parë të qeverisjes.

“I garantoj qytetarët e Kosovës se kemi programin më të mirë ekonomik, kemi program praktik dhe sic e thamë edhe më parë, Kosovës do t’i hapim për çdo vit nga 30 mijë vende të punës. Kjo është e mundur, dhe ai i cili e kundërshton këtë ai nuk dinë, ai është jo i sinqertë, me punë arrihet çdo gjë”, tha Behgjet Pacolli, Kryetar i AKR-së.

Pacolli tha se lista e koalicionit për Kosovën është lista më e mirë në këto zgjedhjet. Ai tha se asnjë nga kandidatët e kësaj liste nuk janë të përfshirë në skandale, por është listë e njerëzve punëtorë dhe të ndershëm të vendit.

“Kemi një ofertë të  profesionistëve, të njerëzve të ndershëm. Lista e këtij koaliconi prej numrit 1 deri në numrin 110 është lista më e pastër, e pastër si loti, listë e njerëzve të ndershëm, e njerëzve që nuk kanë qenë të përlyer në asnjë skandal, listë e njerëzve që nuk janë nën hetime dhe opinion publik ata nuk i paragjykon. Prandaj mbështeteni këtë ofertë e cila është për qytetarin e Kosovës”, tha Pacolli.

Nënkryetarja e AKR-së, e nominuar një ditë më herët për kryeministre të Kosovës, Mimoza Kusari tha se qytetarët e Kosovës me votën e tyre me 12 dhejtor do t’i japin fund qeverisjes së keqe në Kosovë. Në këtë tubim janë prezantuar edhe 110 kandidatët e këtij koalicioni për deputet të ardhshëm të Kuvendit të Kosovës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here