Home Aktualitet Rëndohet situata në zonën e Shkodrës, nisin evakuimet

Rëndohet situata në zonën e Shkodrës, nisin evakuimet

639
0

Rreshjet e pandërprera kanë përkeqësuar situatën e përmbytjeve në zonën e shkodrës. Dalja nga shtrati i lumit Buna dhe liqenit të Shkodrës ka përmbytur lagjet Xhabije, Bacallëk, ndërsa në Ajasem dhe livadhe ka filluar evakuimi i banorëve. Harku i Bërdicës është i pakalueshëm për automjetet e ulëta ndërsa në qytetin e Shkodrës lartësia e ujit rritet me shpejtësi.

Të parët që janë evakuar kanë qenë banorët romë që banojnë pranë lumit Buna, të cilët janë strehuar në repartin ushtarak të Rrencit, aty ku kanë qenë edhe gjatë përmbytjeve të këtij fillim viti. Ndërkohë qëndrimi në ujë për katër ditë për këta banorë ka shënuar edhe lindjen e një foshnje të vdekur ndërkohë që një foshnje tjetër tre muajshe është në gjendje të rëndë në spitalin e qytetit.

Në Obot sitauat është tejet e rëndë ku lartësia e ujit e ka kaluar 1.5 metër. Banorët nuk kanë prej ditësh energji dhe ujë të pijshëm dhe përpiqen të shpëtojnë gjënë e gjallë si të vetmen mënyrë jetese që kanë, pasi toka bujqësore është tërësisht e mbuluar nga uji. Shkarkimet e detyrueshme nga hidrocentrali i Vaut të Dejës të cilat pritet të vazhdojnë për shkak të rreshjeve, nuk lënë shpresa për uljen e nivelit të ujit në zonat e përmbytura

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here