Home Aktualitet Arrestohet komisioneri i LSI, u kap duke blere vota

Arrestohet komisioneri i LSI, u kap duke blere vota

593
0

Policia ka vënë në pranga një 26-vjeçar me detyrë doganier në Vermosh, pasi iu gjet në makinë një listë votuesish dhe një sasi e konsiderueshme parash.

Sipas policisë, Izmir Bushaj do shpërndante paratë me qëllim blerjen e votave një ditë përpara zgjedhjeve parlamentare.

Materialet qe u gjenden ne makinen e komisionerit te LSI

Në prangat e policisë ra edhe kushëriri i tij, Xhyher Bushaj i cili po e shoqëronte në ato momente. Doganieri 26-vjeçar rezulton pwrfaqwsues i Levizjes Socialiste per Integrim, pasi nw rrjetet sociale ka postuar vazhdimisht foto nga fushata elektorale e kesaj force politike.

Policia: Dy të arrestuarit do blinin votat
Sipas policisë, këta shtetas u arrestuan pasi brenda automjetit ku udhëtonin, tip Hunday me targa AA797 MK, u konstatua një listë votuesish si dhe një sasi e konsiderueshme parash të destinuara për t’i shpërndarë me qëllim blerjen e votës.

“Kujtojmë se institucionet ligjzbatuese duke përfshirë edhe policinë u kanë bërë thirrje qytetarëve të denoncojnë rastet ku konstatohet shkelja e ligjit si dhe cenohet procesi zgjedhor”.

Doganieri përfaqësues i LSI
Mirëpo një vrojtim i shpejtë në Facebook-un e Bushajt zbulon se ai është militant i LSI-së, siç duket edhe nga fushata që bën. Ai poston foto nga fushata e kësaj force politike. Gjithashtu ai ka foto në Facebook edhe me ish-kryetarin e LSI, Ilir Meta.

Bushaj rrezikon 7 vjet burg
Kujtojme që pas ndryshimeve ne Kodin Penal, shitblerja e votës do të dënohet në mënyrë taksative nga 1 deri në 7 vite burg. Nuk do të ketë masa ndëshkimore si gjoba por vetëm burg për ata që do të tentojnë tjetërsimin e vullnetit të lirë të votuesve shqiptarë. Kjo vepër penale, do të jetë e paamnistueshme.

Ndërkohë, burime pranë policisë së shtetit bëjnë të ditur se priten të tjera arrestime për shitblerjen e votave në orët në vijim. Policia ka skeduar disa persona, përfaqësues të partive politike dhe po i mban ata në monitorim për çdo lëvizje në drejtim të cenimit të procesit zgjedhor.

Policia jep detaje nga arrestimet në Shkodër
Sot, Policia e Shkodrës mori informacion në rrugë operative se në fshatin Kullaj dhe Ura e Mesit disa persona me një automjet tip Hunday me targa AA 797 MK dyshohej se kishin një listë votuesish dhe sasi të konsiderueshme parash të destinuara për t’i shpërndarë me qëllim blerjen e votës.

Si pasojë e veprimeve profesionale nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër është bërë e mundur kapja në flagrancë e shtetasit:

I. B. vjec 26, banues në Kullaj, Shkodër, me detyrë doganier në doganën e Vermoshit.

Xh. B. 30 vjeç, banues në Drisht, Shkodër

Pasi u bë kontrolli i automjetit tip Hunday me drejtues I.B. u konstatuan në një çantë të zezë një listë votuesish dhe sasi e konsiderueshme parash ku rezultuan 48 copë kartëmonedha me prerje 2000 lekëshe, të destinuara për ti shpërndarë me qëllim blerjen e votës.

Gjithashtu gjatë kontrollit fizik të shtetasit Xh. B. I cili ishte pasagjer në mjetin e lartpërmendur, iu gjetën 3 kartëmonedha me prerje 2000 lekëshe.

Materialet do ti referohen Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje” e “Korrupsioni pasiv në zgjedhje” të parashikuara nga nenet 328/a/b i Kodit Penal.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here