Home Aktualitet Ami mbush 33-vjeç. Ermali: Ti solle pranvere ne jete time

Ami mbush 33-vjeç. Ermali: Ti solle pranvere ne jete time

716
0

amarda-toskaPrezantuesja Amarda Toska feston sot 33-vjetorin e lindjes. Edhe pse nuk dimë detaje të ndonjë ceremonie festive në ditën e saj të shënuar, lajmin e morëm vesh nga urimi i bashkëshortit të saj, humoristit aq popullor, Ermal Mamaqi.

Në rrjetin social Facebook, Mamaqi publikon një foto të Amit, siç thirret shpesh prezantuesja, ndërsa e shoqëron me urimin “Ti solle pranverë në jetën time…Happy Birthday për zemrën time”.

Urimit të bashkëshortit të saj, i bashkohet edhe stafi i BalkanWeb. Urimet më të mira për Amarda Toskën!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here