Home Ekonomi 4 HEC-e në shitje, miratohet p/ligji në Komisionin e Ekonomisë

4 HEC-e në shitje, miratohet p/ligji në Komisionin e Ekonomisë

589
0

Komisioni për Ekonominë dhe Financat ka miratuar projektligjin “Për krijimin e shoqërive “HEC, Ulëz – Shkopet” sh.a. “HEC Tiranë Lanabregas” sh.a. dhe “HEC Bistrica 1 dhe Bistrica 2” sh.a. dhe përcaktimin e formës dhe të strukturës së formulës së privatizimit të shoqërive “HEC Ulëz – Shkopet” sh.a. dhe “HEC Bistrica 1 dhe Bistrica 2″ sh.a.” që do të thotë se këto hidrocentrale janë gati për tu privatizuara. Pasi ky projektligj të miratohet dhe në Kuvend, kjo do të thotë se këto hidrocentrale mund të shiten. “HEC Tiranë Lanabregas” nuk është në shitje.

Projektligji është miratuar me votat e anëtarëve të maxhorancës ndërsa nga anëtarët e opozitës ka qenë i pranishëm në mbledhje deputeti Andis Harasni por që është larguar para se projektligji të kaloi për miratim. Kreu i PS-së Edi Rama është shprehur sot se nuk do t’i njohë këto privatizime dhe nëse vjen në pushtet do t’i zmbrapsë.

Aktualisht këto hidrocentrale janë pjesë e kapitalit të KESH-it, sh.a, dy prej të cilave të vendosura në lumin Mat (Ulëz dhe Shkopet), dy të tjera në lumin Bistricë, (Bistrica 1 dhe 2) dhe hidrocentrali i Lanabregasit në lumin e Tiranës. Fuqia e instaluar e këtyre hidrocentraleve është 82 MË, që përbën rreth 6 % të fuqisë totale të instaluar që administrohet nga KESH, sh.a.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here