Home Aktualitet Vrasja e vajzes 1 vjecare, babai: Ja pse e kisha lene te...

Vrasja e vajzes 1 vjecare, babai: Ja pse e kisha lene te mbushur armen

586
0

policia-vlore“Armën e kisha lënë të mbushur, pasi kohët e fundit kishin pasur probleme me vjedhjet në zonë”. Keshtu është shprehur G.Karafilaj, babai i vajzës 1-vjeçare që u vra me çifte nga vëllai vetëm 4-vjeç.

NGJARJA

Tragjedi në familjen Karafilaj në Jalë. Djali 4- vjeçar, duke luajtur me armën e zjarrit që kishte lënë shkujdesur i ati, vrau motrën e tij vetëm 1 vjeçe. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së mërkurës në banesën e shtetasit G. Karafilaj. Sipas Policisë, vëllai 4-vjeçar, duke luajtur me çiften e të atit, aksidentalisht ka qëlluar motrën e tij, duke i shkaktuar asaj vdekjen.

Foshnja e ndjerë ka marrë plagë të rënda në kokë dhe është transportuar me urgjencë nga Himara për në Spitalin e Vlorës. Por ajo nuk arriti t’u bënte ballë plagëve dhe ndërroi jetë. Sipas të dhënave nga hetimi paraprak për ngjarjen, i zoti i shtëpisë, G. Karafilaj, ka pastruar armën çifte, të cilën e ka pasur me leje dhe më pas e ka lënë në dhomën ku ishin edhe fëmijët. Ai ka kaluar vetëm për pak momente në dhomën tjetër të shtëpisë me bashkëshorten, kur ndodhi ngjarja.

Policia
Sipas Policisë, djali 4-vjeçar, me inicialet G. K., ka tentuar të luajë me armën që ishte lënë në këmbë te tavolina e televizorit. Më pas ka filluar të luajë me të motrën e tij A.K., pa e ditur se çfarë rreziku paraqiste arma. Fatkeqësisht, duke luajtur, arma është shkrepur dhe e ka qëlluar 1- vjeçaren në kokë, duke e plagosur rëndë. Prindërit janë tmerruar kur dëgjuan të shtënën në dhomën tjetër dhe britmat e djalit të tij, i cili ka përjetuar momente paniku.

Kur shkuan në dhomë, ata gjetën të miturën të mbuluar me gjak në pjesën e fytyrës dhe të kokës. Të alarmuar, burrë e grua sinjalizuan menjëherë ambulancën e zonës. Pasi është dhënë sinjali për ngjarjen e ndodhur, në ndihmë të ambulancës së Himarës ka shkuar edhe një ambulancë dhe mjekë specialistë të Vlorës.

Prinderit
Ata e kanë marrë vajzën e plagosur në zonën e Llogorasë, dhe i kanë dhënë ndihmën e nevojshme edhe gjatë rrugës deri në transportimin e saj në spitalin e Vlorës. Sipas mjekëve, vajza 1- vjeçare ishte plagosur rëndë në kokë, çka i kishte dëmtuar asaj trurin dhe si pasojë ajo ka mbërritur e vdekur në spital.

Ndërkohë prindërit, veç fatkeqësisë së vdekjes së vajzës, u është dashur të merren edhe me djalin, i cili kishte pësuar tronditje të fortë si pasojë e përjetimit të ngjarjes së rëndë. Babai i të miturve është marrë në pyetje dhe ai ka deklaruar se armën e kishte lënë të mbushur, pasi kohët e fundit kishin pasur probleme me vjedhjet në zonë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here