Biznesmeni i ndërtimeve Arben Veliko është bërë sërish objekt atentati mbrëmjen e djeshme, ndërsa i plagosur mbeti nga atentati i parë që iu bë më 1 shtator të këtij viti. Rreth orës 23:00 të së martës, pranë Bashkisë së Vlorës janë dëgjuar të shtëna armësh.
Bisnesmeni i ndërtimit 45-vjeçar, teksa po kthehej në shtëpi i vetëm duke udhëtuar me automjetin e tij, u qëllua në ecje nga një tjetër automjet. Nga goditja me armë u prek vetëm automjeti i tij, plumbat fatmirësisht nuk e preken. Veliko vazhdoi të ikë nëpër lagjen “Partizani”. Mendohet se automjeti tjetër që e qëlloi, u largua në drejtim të paditur.
Policia ngriti postblloqe dhe po heton për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Biznesmeni është qëlluar edhe rreth një muaj më pare tek kullat ‘Aleksandria’ ku dhe mbeti i plagosur me dy plumba në trup duke i shpëtuar fatmirësisht atentatit. Ndërsa vetëm 4 vjet më parë i kishte shpëtuar sërish një atentati me eksploziv.
Nuk dihet identiteti i personave dhe numri atyre që qëlluan në drejtim të Velikos.
Sipas burimeve në vendngjarje nuk ka pasur të lënduar. Të shtënat kanë kapur vetëm makinën e Velikos, shprehen burime nga i vendi i ngjarjes. Biznesmeni udhëtonte me një automjet tip “Tuareg”