Home Sociale Vjedhjet e bankomateve, ja si duhet te ruheni

Vjedhjet e bankomateve, ja si duhet te ruheni

1611
0

Bullgari Viktor Eftimov dhe bashkëpunëtori i tij i shpallur në kërkim nuk ishin të parët që vinin në Shqipëri për të klonuar kartat e kreditit.

Përmes metodës “skimmer”, në vendin ku futet karta, autorët vendosnin një pajisje që kopjon të dhënat, si dhe një minikamera për të marrë kodin dhe pas klonimit të kartës realizonin vjedhjen.

Në të kaluarën përvëç bullgarëve janë ndaluar edhe shtetas turq, por ekspertët japin alarm për shtim të rasteve dhe bëjnë thirrje që qytetarët të tregohen të kujdesshëm gjatë veprimeve në bankomate.

“Krahas masave të vetë bankave përdoruesve u këshillojmë të mos ekspozojnë kodin PIN, të mos e ndajnë atë me të tretë persona që mund të jenë pjesë e mashtrimit dhe të bëjnë raportim pranë bankave për çdo rast dyshimi”, deklaron Nevila Kovaci, kryetare e Komitetit të kartave të Shoqatës së Bankave.

Por a rimbursohen qytetarët të cilëve iu boshatiset llogaria? “Nuk ka procedura standarde për rimbursimin e kartëmbajtësve. Klientët rimbursohen nga bankat në rastet kur nuk janë pjesë e skemës së mashtrimit, apo keqpërdorimit të kartave të tyre”, thotë Kovaçi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here