Home Bukuria Uje i gazuar per nje fytyre te paster

Uje i gazuar per nje fytyre te paster

2249
0

Trajtimi I fytyres me uje te gazuar e ka origjinen nga Japonia dhe Korea. Ata ishin te paret qe e kane perdorur si trajtim fytyre.
Studimet tregojne se benefitet e kesaj terapie jane te jashtezakonshme ne bashkepunim me disa ingredient te tjere te shendetshem per fytyren.

Benefitet e ujit te gazuar per fytyren

-Kjo terapi mund te perdoret shume thjeshte dhe ne cdo kohe.
-Sa here ndiheni te lodhur dhe doni te ndiheni plot gjalleri mjafton te beni kete terapi dhe do te ndjeni diferencen.
-Bashkon fibrat e kolagjenit duke I dhene qendrueshmeri lekures.
-Ndihmon ne pastrimin e poreve
-Eshte e pershtateshme per te gjitha tipet e lekures.
-Nuk shkakton asnje efekt anesor apo irritim per lekuren.

Si vepron kjo metode trajtimi?

Flluskat e ujit te gazuar ndihmojne ne dergimin e oksigjenit ne pore duke nxjerre jashte papastertite e duke lene pas nje lekure te paster e te shendeteshme. Gjithashtu kjo metode rrit qarkullimin e gjakut I cili zbardh fytyren.
Nder benefitet me kryesore te ketij trajtimi mund te permendim:
-Hidraton lekuren
-Balancon
-Rrit qendrueshmerine
-Kontrollon sekrecionet e yndyres
-Eskofilon
-Pastron

Si ta perdorim kete metode ne pastrimin e fytyres?

-Lekurat normale dhe te yndyrshme
Mbushni nje ene me uje te gazuar dhe mbani fytyren ne te rreth 10-20 sekonda. Per fytyrat normale rekomandohet te kryhet njehere ne jave dhe per ato te yndyrshme dy here ne jave.

-Lekurat e thata dhe sensitive
Mbushni nje ene me uje te gazuar dhe uje natyral ne porcione te barabarta dhe mbajeni fytyren rreth 10-20 sekonda. Rekomandohet vetem nje here ne jave.

Nese e provoni kete trajtim per nje muaj rresht do te shihni ndryshimin dhe do te shikoni sesi fytyra juaj do te shkelqeje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here