Home Sport Trukimi i ndeshjeve në Itali, mes të arrestuarve edhe një shqiptar

Trukimi i ndeshjeve në Itali, mes të arrestuarve edhe një shqiptar

648
0

Tërmet në botën e futbollit, një skandal me bastet tremb Italinë. 16 persona janë arrestuar nga policia, dhe në total janë 47 persona nën hetim. Hetim ky është që drejtuar nga polica e Kremonës.
Të arrestuarit VIP
Mes të arrestuarve është edhe ish-kapiteni i Lacios dhe sulmuesi i kombëtares italiane, Beppe Signori, për të cilin policia e Kremonës thotë se ishte “elementi kryesor i grupit të bastexhinjve të Bolonjës”, i cili së bashku me personat e tjerë “ka vënë baste në një sërë ndeshjesh të trupuara, ku bie në sy ndeshja Inter-Lecce, për të cilën ai kishte vënë bast 160 mijë euro”.Basti ishte se Interi duhej ta fitonte ndeshjen 3 me 0, por ndeshja mbaroi me rezultatin 1 me 0. Një tjetër emër i famshëm që ka përfunduar në pranga është edhe Stefano Bettarini. Edhe ish-portieri i Kremonezes, tani portier i Beneventoës, është arrestuar. Ky i fundit kishte premtuar se do të kontaktonte me disa lojtarë të Lecces për të “trukuar” ndeshjen.Në një lidhje telefonike pak para se të shkonte në Prokurorinë Bolonjës, Signori deklaroi për mediat: “Po nuk keni aspak mëshirë në këtë situatë?. Unë tani nuk mund t;iu them asgjë, avokati im do të flasë për ju”.
“Kalçiopoli” i ri?
Këtë radhë trukimi duket se ka ndodhur në Serinë B. Në prangat e policisë kanë përfunduar një sërë ish-futbollistësh, si Bepe Sinjori, ndërsa dyshohet edhe për mesfushorin e Atalantës, Kristiano Doni dhe disa të tjerë. Dy ekipet që janë ngjitur në Serinë A, Atalanta dhe Siena, rrezikojnë që të rrëzohen sërish, nëse provohen trukimet. Nën akuzë ka përfunduar edhe një ndeshje e Serisë A, ajo mes Interit dhe Leçes. Tashmë të gjithë po flasin për një “Kalçiopoli” të ri, edhe pse në përmasa më të vogla. Kjo është një goditje tjetër e rëndë për futbollin italian, pas skandalit të vitit 2006, kur Juventusi u rrëzua në Serinë B për trukim ndeshjesh, ndërsa u penalizuan edhe një sërë ekipesh të tjera, në atë që njihet si skandali më i madh i trukimeve të ndeshjeve në futbollin europian. Të tronditur nga kjo, futbollistët e kombëtares, Bufon, Pirlo dhe Matri, e kanë cilësuar si një gjë të shpifur atë që ka ndodhur, duke thënë se kjo nuk i duhej futbollit italian në këto momente. Skandali mund të marrë përmasa më të gjera, duke qenë se hetimet sapo kanë nisur.

Trukimi i ndeshjeve, mes të arrestuarve edhe një shqiptar
Një shtetas shqiptar ndodhet mes 16 personave të akuzuar dhe të arrestuar në Itali për aferën mafioze të basteve sportive që është zbuluar së fundi nga policia dhe prokuroria e vendit fqinj.Shtetasi Ismet Mehmeti, 53 vjeç, nga Peqini, njoftohet se është mes të arrestuarve ku bën pjesë edhe Beppe Signori, futbollist i njohur në Itali dhe ish-kapiten i Lazios. Sipas burimeve të policisë italiane, shtetasi shqiptar Ismet Mehmeti, ka përfituar në 27 mars një shumë prej 100 mijë euro nga një bast i vendosur pre tij në Shqipëri për ndeshjen Siena-Asasolo e cila ishte blerë. Megjithatë mediat theksojnë se është ende i paqartë rolit i shqiptarit në trukimet e ndeshjeve.

Këto janë ndeshjen që po hetohen për trukim

Serie A:
INTER-LECCE, 20 mars 2011
Serie B
LIVORNO-ASCOLI, 25 shkurt 2011
ASCOLI-ATALANTA, 12 mars 2011
ATALANTA-PIACENZA, 19 mars 2011
PADOVA-ATALANTA, 26 mars 2011
SIENA-SASSUOLO, 27 mars 2011

Lega Pro:
CREMONESE-SPEZIA, 17 tetor 2010
MONZA-CREMONESE, 21 tetor 2010
CREMONESE-PAGANESE, 14 janar 2011
SPAL-CREMONESE, 16 janar 2011
BENEVENTO-VIAREGGIO, 13 shkurt 2011
VERONA-RAVENNA, 27 shkurt 2011
BENEVENTO-COSENZA, 28 shkurt 2011
REGGIANA-RAVENNA, 10 mars 2011
TARANTO-BENEVENTO, 13 mars 2011
ALESSANDRIA-RAVENNA, 20 mars 2011
BENEVENTO-PISA, 21 mars 2011
RAVENNA-SPEZIA, 27 mars 2011

Kombëtarja, futbollistët shpresojnë

Në konferencën e radhës për shtyp lojtarët e përfaqësueses sonë kanë treguar sërish besim te vetja për ndeshjen me Bosnje-Hercegovinën, por në të njëjtën kohë duke vlerësuar kundërshtarin i cili padyshim që është një ndër më të fortët e grupit tonë.Megjithatë, për të arritur një rezultat pozitiv në këtë takim që për ne si objektiv është arritja e një barazimi, si Bulku ashtu edhe Bakaj, kanë përmendur një impenjim maksimal të lojtarëve ashtu si në ndeshjen e fundit në “Qemal Stafa” ku arritën të merrnin atë fitore përballë Bjellorusisë.“Do ta vlerësojmë kundërshtarin për atë që është. Bosnja nuk duhet nënvlerësuar, por edhe nuk duhet mbivlerësuar. Do të bëjmë lojën tonë. Nëse do të japim maksimumin mund të fitojmë ndaj kujtdo”, theksoi Ervin Bulku.“Nuk ka diferencë shumë të madhe mes dy ekipeve. Kemi shumë shembuj që ekipe të nivelit tonë kanë arritur të kualifikohen në kompeticione të mëdha kështu që edhe ne shpresojmë”, shtoi Elis Bakaj.Ndeshja e 7 qershorit është shumë e rëndësishme për përfaqësuesen tone, e cila pas rezultateve të deritanishme ka filluar të shpresojë për t’u ngjitur akoma më shumë në pozicionet në grup pasi kualifikimi vazhdon të mbetet një ëndërr.

Reali nxjerr në shitje Higuain për 15 milionë euro

Reali i Madridit duket se ka vendosur që të nxjerrë në shitje sulmuesin 23-vjeçar argjentinas, Gonzalo Higuain. Sipas “El Mundo Deportivo”, Higuain nuk bind as presidentin Florentino Perez dhe as teknikun Hoze Murinjo. Për këtë arsye, ata kanë vendosur që ta nxjerrin atë në shitje për një shifër prej 15 milionë eurosh. Duke parë vlerat e sulmuesit, i cili deri një vit më parë, para dëmtimit, ishte një nga më të mirët në qarkullim, por edhe moshën e tij të re, çmimi është shumë i ulët. Me paratë e Higuain, Reali kërkon që të afrojë sulmuesin tjetër argjentinas, Serxhio Aguero. Ky është edhe një nga motivet përse pritet që të largohet Higuain, duke qenë se në ekip aktualisht janë edhe dy sulmues të tjerë, Benzema dhe Adebajor, për të mos harruar Kristiano Ronaldon, që në të shumtën e ndeshjeve luan si sulmues. E ardhmja e Higuain ndërkohë mund të jetë në Itali. “Marca” shkruante gjatë ditës së sotme se ekipi i Juventusit mund të marrë pikërisht sulmuesin e Realit, nëse dështon që të afrojë në ekip argjentinasin tjetër, Serxhio Aguero. Ky i fundit duket se ka zgjedhur Realin dhe bardhezinjtë nuk mund të konkurrojnë me madrilenët, që mund të shpenzojnë shifra të mëdha. Dhe, alternativën më të mirë, në rast se nuk marrin Agueron, drejtuesit e Juventusit kanë parë pikërisht sulmuesin tjetër argjentinas, Gonzalo Higuain.

Barcelona kërkon mbrojtësin Thiago Silva

Barcelona është shumë pranë arritjes së një marrëveshjeje për sulmuesin e Villarreal, Giuseppe Rossi, dhe vëmendja e drejtuesve katalanas është tashmë tek përforcimi i mbrojtjes.Dëmtimet e Puyol, largimi nga ekipi i Gabriel Milito dhe sëmundja e Eric Abidal bëjnë që blerja e një mbrojtësi të jetë një domosdoshmëri për Barcelonën.Sipas gazetës Marca, objektivi kryesor është lojtari i Milanit, Thiago Silva. Braziliani ka zgjatur kontratën deri në vitin 2016 me kuqezinjtë dhe tratativa nuk është e lehtë.
Klubi italian nuk do ta linte të lirë lojtarin për më pak se 25 milionë euro. Në ditët e ardhshme pritet që Barcelona t’i ofrojë mbrojtësin Maxwell Milanit në një tentativë për të ulur çmimin.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here