Home Aktualitet Treni shtyp nje 16-vjecare teksa kalonte shinat

Treni shtyp nje 16-vjecare teksa kalonte shinat

534
0

Një 16- vjecare gjen vdekjen e menjëhershme pasi është përplasur nga treni. Ngjarja ka ndodhur sot në mbrëmje pranë shkollës Skënder Luarasi në zonën e Laprakës në kryeqytet.

Nga të dhënat paraprake bëhet e ditur se 16- vjecarja ka pasur kufje në vesh në momentin e përplasjes duke mos e dëgjuar dot burinë e trenit.

Mësohet se përplasja nga treni i ka shkaktur plagë të shumta në trup viktimës. Trupi i pajetë i vajzëz është transportuar në morgun e spitalit Nënë Tereza.

Ndërkohë në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e komisariatit nr. 3 të cilët kanë bërë të mundur ndalimin e makinistit të trenit të linjës Tiranë- Durrës.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të ngarjes që do te bëjne të mundur identifikimin e skemës së aksidentit.

Kjo zonë njihet si mjaft problematike pasi shinat e trenit janë shumë pranë shkollës nëntë vjecare.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here