GRAMSH- Orët e vona të mbrëmjes së sotme tre persona kanë humbur jetën në qytetin e Gramshit. Mësohet se këta të fundit kanë qenë duke nxjerrë hekur në një ndërtesë tek godina e ish-rezervave të shtetit, në fshatin Bratilë të komunës Kodovjat.
Shembja e ndërtesës së amortizuar, ka zënë brenda saj 3 viktimat, Altin Elezin 37 vjec. Nazif Bojën 22 vjec dhe Dritan Hoxhollin 28 vjec. Këta të fundit kanë udhëtuar drejt fshatit Bratilë me makinën e 28-vjecarit Hoxholli.
Viktimat po tentonin të nxirrnin shufra hekuri, duke shembur soletën e ndërtesës, e cila i ka zënë poshtë.
Policia ka mbërritur në vendngjarje, por pa mundur tu vijë në ndihmë tre viktimave, pasi kanë gjetur vdekjen e menjëhershme, nga plagët e marrë.
(m.a/BalkanWeb)