Një anëtar i ekuipazhit të rimorkiatorit shqiptar “Iliria” ka ndëruar jetë, ndërsa një tjetër është në gjendje të rëndë, pas një incidenti gjatë tentativës për të rimorkiuar tragetin që u përfshi nga flakët para dy ditësh “Norman Atlantic”. Është ende e paqartë se si ka ndodhur ngjarja, por sipas informacioneve aksidenti ka ndodhur gjatë tentativës për të lidhur rimorkiatorin, ndërsa është këputur kavoja e cila i ka goditur më pas.
Nga të dhënat e para mësohet se dy personat e përfshirë në incident sëbashku me 3 persona të tjerë, pjesë e ekuipazhit të rimorkiatorit të “Iliria” ishin kontraktuar nga kompania private që do të realizojë edhe ankorimin e tragetit “Norman Atlantic”.
Burime zyrtare konfirmojnë se dy personat e përfshirë në incident janë Petrit Jahaj dhe Edmond Hilaj, të cilët janë marrë me helikopter dhe janë nisur për në Spitalin e Vlorës, por ende nuk dihet se cili prej tyre është viktima.
Helikopteri i cili po transporton 2 anëtarët e ekupazhit të anijes “Iliria” do të ulet në stadiumin e Vlorës, ndërsa më pas ata do të transportohen me autoambulanca në spitalin e Vlorës.