Home Aktualitet Tiranë, arrestohen 9 shpërndarës heroine, 2 të tjerë në kërkim

Tiranë, arrestohen 9 shpërndarës heroine, 2 të tjerë në kërkim

648
0

policia-tiranePolicia e Kryeqytetit ka finalizuar ditën e sotme një operacion i cili ka çuar në arrestimin e 9 personave dhe shpalljen në kërkim të 2 të tjerëve të dyshuar si shpërndarës të lëndëve narkotike, kryesisht heroinë, në kryeqytet

Seksioni për Narkotiket në Drejtorinë e Policisë Qarkut Tirane, në kuadër të procedimit Penal me metoda speciale te Hetimit Nr.259 i vitit 2013 në bashkëpunim me Prokurorinë për krimet e Rënda Tiranë është dokumetuar aktiviteti kriminal i shitjes se narkotikeve.

Operacioni i koduar “Qiraja” çoi në arrestimin e:
1. Ilia Elezi i datelindjes 18.10.1958 banues Tiranë
2. Grigor Baloshi i datelindjes 04.09.1962 banues Tiranë
3. Gjergj Kolvani i datelindjes 19.11.1970, banues Tiranë
4. Blendi Spaho i datelindjes 18.07.1976, banues Tiranë
5. Gentian Hoxha i datelindjes 16.04.1983 banues Tiranë
6. Armando Dangëllia i datelindjes 26.01.1977, banues Tiranë
7. Myzejen Nuzi e datelindjes 06.02.1978, banuese Tiranë
8. Feliks Dangëllia i datelindjes 02.09.1983, banues Tiranë
9. Megi Maknori e datelindjes 06.06.1993, banuese Tiranë

Po punohet për kapjen e dy shtetasve të shpallur në kërkim B.M dhe R. U të cilët rezultojnë të jenë pjesë e këtij grupi kriminal.

Gjatë hetimit të këtij procedimi janë proceduar edhe 6 persona të tjerë.

Gjatë finalizimit të këtij operacioni u sekuestruan 2 automjete me të cilat kryhej aktiviteti kriminal i shpërndarjes së lëndëve narkotike, një sasi prej rreth 300 gramë lëndë e dyshuar narkotike Heroinë, një peshore rreth 10 gramë metadon, 16 telefona celulare dhe karta telefoni, shuma prej rreth 1.000.000 lekë.

Ky grup kriminal aktivitetin e tij e shtrinte ne qytetin e Tiranes në zonën e Kombinatit, Unaza e re, Yzberisht, parku i Autobuzave, si dhe në qytetet Durrës, Fier dhe Vlorë

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here