Home Aktualitet Tahiri: Garda e Republikes do te shkrihet plotesisht

Tahiri: Garda e Republikes do te shkrihet plotesisht

593
0

sajmir-tahiriPas 85 vjetësh, Garda e Republikës do të shkrihet, nuk do të ekzistojë më si e tillë dhe do të reformohet tërësisht brenda 100 ditëve.  Procesin e reformimit të saj do ta drejtojë Gramoz Sako, i cili është komanduar nga Ministria e Brendshme për të përballuar reformat.

Këtë deklaratë e ka bërë sot pikërisht nga Garda e Republikës, Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri. Në fjalën e tij para drejtuesve të Gardës dhe medias, Tahiri tha:

“Nuk besoj se ekziston ndokush që e fsheh peshën dot përgjegjësinë që rri mbi Gardën e Republikës që prej ngjarjeve të 21 Janarit dhe procesit gjyqësor që e pasoi. Shumica dërrmuese e Gardës së Republikës ështe ndjerë e ngarkuar padrejtësisht me një barrë të përgjegjësisë publike jo të vogël.

Them se veprimet e disave për të mbajtur të pameritur mbi vete institucionin, mbi efektivat e ndershëm të institucionit, ka dhe një pjesë jo të vogël, që edhe pse drejtësia nuk është vënë në vend për vrasjet e 21 Janarit, nuk i shmanget dot peshës së fajit, drejtësisë dhe përgjegjësisë sipas ligjit. Kjo vlen për atë pakicë që 21 Janarin e ktheu në masakër, por edhe për atë pakicë që procesin gjyqësor e ktheu në tifozllëk.

Sot fillon procesi i reformës më themelore në këtë institucion. Ndoshta më i rëndësishmi në 85 vitet e ekzistencës së tij. Garda e Republikës nuk do të ekzistojë më si e tillë dhe brenda 100 ditëve do të ketë përfunduar procesi i reformimit dhe modernizimit, për t’i dhënë jetë Drejtorisë së Ruajtjes të Personaliteve dhe Objekteve të rëndësisë së veçantë.

Procesin e reformimit dhe modernizimit do ta udhëheqë z.Gramoz Sako, të cilin e kam komanduar me përgjegjësinë për të përballur sfidat e reformimit të këtij institucioni sëbashku me ju”.

MINISTRI TAHIRI NE GARDEN E REPUBLIKES

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka zhvilluar sot një takim me drejtuesit kryesorë të Gardës së Republikës, të cilëve iu ka komunikuar vendimin e Qeverisë për reformimin total të këtij institucioni.

Tahiri e nisi fjalën e tij duke iu referuar vrasjeve të 21 Janarit, ngjarje kjo, sipas tij, që nuk mund të harrohet për dhunën, për fshehjen e provave. “Është në vullnetin e Qeverisë dhe Kryeministrit Rama për të bërë drejtësi për 21 Janarin, sepse 21 Janari nuk është një ngjarje që mund të arkivohet. Jam i angazhuar për të ndihmuar drejtësinë për zbardhjen e procesit.”- tha Tahiri

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here