Home Aktualitet QSUT pastrohet nga ambulantët dhe mjetet

QSUT pastrohet nga ambulantët dhe mjetet

745
0

spitali-nene-terezaNjë punë e “parëndësishme” në dukje, por që i ka dhënë frymëmarrje Qendrës Universitare Spitalore “Nënë Tereza”. Pas urdhrit të dalë nga ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja, QSUT është spastruar nga kioskat që shisnin fruta perime, një pjesë të mirë të kafeneve, por edhe nga furgonat e linjës që kishin pushtuar oborrin e spitalit Onkologjik. Kioskat janë spostuar të gjitha në hyrje të QSUT-së, ndërsa edhe ato lokale, të cilët nuk janë larguar ende për shkak se nuk u ka skaduar kontrata, u janë hequr çadrat, rrethimet prej muri e tulle që kishin bërë dhe u është lënë afat deri në përfundimin e kontratës.

Dhe ajo që të bie në sy është trafiku i çliruar i QSUT-së. Drejtoria e spitalit ka marrë masa, dhe e gjithë rruga që kalon mes për mes QSUT-së, është blinduar me polici private që nuk lejojnë asnjë automjet të parkojë ku të dojë duke e lënë kështu rrugën e hapur për autoambulancat që, pas shumë vitesh, nuk kanë nevojë që t’i bien borisë që t’i hapin rrugën.

Reagimi
Por për Pëllumb Piperon, ish drejtor i politikave Shëndetësore në Ministrinë e Shëndetësisë dhe aktualisht shef shërbimi tek infektivi, kjo është një nismë e mirë, por emergjenca e vërtetë janë medikamentet dhe mjekimi i të sëmurëve. Ai ka reaguar pas fotove të publikuara nga kryeministri Rama në “Facebook”. “Unë dua të shtroj një pyetje: Kush është prioritare në kushtet aktuale? Prishja e kioskave, mbyllja e lokaleve, lulishtet, parkingu, etj. Nuk jam kundër tyre, sidomos nëse lirimi i tyre i shërben zgjerimit të mjediseve në dispozicion të pacientëve, studentëve dhe mjekëve e pedagogëve, mjedise të cilat ju mungojnë, dhe nëse i kanë ato lënë shumë për të dëshiruar.

Por unë mendoj se prioritet i prioriteteve duhet të jetë diagnoza dhe mjekimi, laboratorët e furnizuar dhe farmacitë spitalore me medikamentet e nevojshme, sallat e operacioneve me materilet mjekësore dhe reparti i dializës i furnizuar, onkologjia me radio e kemioterapi të vazhdueshme dhe eficente. Madje këto janë kërkesa minimale për një qendër spitalore universitare. Çuditërisht të gjitha ekipet drejtuese të QSUT në 7-8 vjetët e fundit janë marë vetëm me cfaqjen, formën e spitalit dhe jo përmbajtjen, janë marë me pemë, rrugë e lulishte, por jo me të sëmurin.

Është e domosdoshme të ndryshojmë menjëherë mënyrën e drejtimit të QSUT. Duhet menjëherë ti jepet roli që i takon shefit të shërbimit dhe shefit të klinikës, i duhet dhënë përgjegjësia që i takon Këshillit të Profesoreve dhe Këshillit Konsultativ të drejtorisë në zgjedhjen e Drejtorit Mjekësor, hallka më e rëndësishme për të hyrë realisht me spital, për të shkuar të pacienti, ndoshta drejtori mjekësor mund e duhet të jetë një nga shefat e shërbimeve, por ai duhet të jetë një autoritet shkencor i spitalit dhe me bashkëpërgjegjësi statutore me drejtorin e përgjithshëm i cili siç është bërë zakon mund të mos jetë me formim shëndetësor”, – thotë Pëllumb Pipero.

Qyteti Studenti
Aksioni për prishjen e kontratave me subjektet që ushtrojnë aktivitete private do të shtrihet edhe në Qytetin Studenti.  Deklarata është bërë nga Arben Ahmetar, ministër i zhvillimit Ekonomik, ministri e cila administron pronat publike

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here