Arrestohet lideri i Agimit të Artë, Nikos Mihaloliakos, për akuzën e krijimit të organizatës kriminale.
Sot në mëngjes policia ka kryer dhe arrestimin e disa deputetëve të tjerë dhe funksionarë të lartë të Agimit të Artë, mes tyre dhe deputeti dhe zëdhënës i kësaj partie,Ilias Kasidiaris.
Prokurori i Gjykatës Supreme ka lëshuar 34 urdhër arreste për anëtarët dhe funksionarë të lartë të kësaj partie ndërkohë që deri tani janë ekzekutuar vetëm 5 urdhërarreste. Mandat arrestim dhe për 5 deputetë të kësaj partie.
Arrestimet vijnë pas vrasjes së këngëtarit anti racist Pavlos Fyssas. Gjatë ditës priten arrestime të tjera.
PROKURORI: KEMI PROVA REGJISTRIMET TELEFONIKE
Prokurorët grekë vazhdojnë të mbledhin prova për arrestimin e ligjvënësve të partisë.
Prokurori i Gjykatës së Lartë Haralambos Vourliotis , i cili është duke mbikqyrur Partinë Neonaziste pas vrasjes së javës së kaluar të reperit Pavlos Fyssas , disponon regjistrime telefonike dhe të tjera dëshmi tjetër që provojnë se deputetët ishin të përfshirë në veprimtari kriminale.
Ka edhe dëshmi të tjera, përfshirë dëshmi nga ish- anëtarë të partisë , që dëftejnë se partia ka pasur një zinxhir të qartë komande, ç’ka do t’i ndihmojë prokurorët të provojnë se kjo ishte një bandë kriminale e organizuar.
” Të gjithë besojmë se procesi duhet të përshpejtohet në mënyrë që ne të kemi rezultate sa më shpejt dhe se ky rast serioz nuk do të zvarritet “,- tha Ministri i Drejtësisë Haralambos Athanasiou .
Agimi i Artë , i cili ka pësuar një rënie në sondazhet popullore, ditët e fundit, dje dorëzoi një padi kundër PASOK-ut duke akuzuar socialistët se kanë keqmenaxhuar fondet shtetërore në vitet 2007 – 2010 .
“Ne kemi dorëzuar një dosje që do të bëjë që PASOK-u të përfundojë në burg,” tha dje deputeti neofashist Kristos Papas , i cili ishte një prej katër deputetëve të partisë që kishte shkuar të premten në Gjykatën e Lartë për ta këtë qëllim.