Home Ekonomi Studentët e “Politeknikut”, praktikë pranë KESH-it

Studentët e “Politeknikut”, praktikë pranë KESH-it

1407
0

Studentët e “Politeknikut” do të kenë mundësi që të zhvillojnë praktika dhe njëkohësisht të punësohen pranë Korporatës Elektroenergjitike shqiptare. Kjo u bë e mundur pas nënshkrimit të marrëveshjes midis kreut të KESH-it, Engjell Zeqo dhe rektorit të Universitetit, Politeknik të Tiranës, Jorgaq Kacani.

Drejtori i KESH-it, në fjalën e mbajtur me këtë rast u shpreh se synimi i institucionit, që ai drejton përveç praktikës, është edhe mundësia e punësimit për studentët.

Ndërkohë, që rektori i Politeknikut u shpreh se bashkëpunimi është mjaft i rëndësishëm dhe i veçantë për studentët. Korporata Elektroenergjitike shqiptare është një institucion, i cili ofron për pjesën më të madhe të degëve të këtij universiteti, mundësi praktikimi dhe më pas punësimi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here