Home Aktualitet Shtatores se “Gjergj Skenderbeut” i del pronari

Shtatores se “Gjergj Skenderbeut” i del pronari

113
0

189702TIRANE- Edhe heroit tonë këmbëtar “Gjergj Kastriotit Skëndërbeut” që qëndron në qëndër të Tiranës i ka dalë pronari. Floriana Paskali vajza e skulptorit Odhise Paskalit, autorit të shtatores së Skëndërbeut që qëndron mbi kalë, i është drejtuar gjykatës së Tiranës, duke kërkuar dëmshpërblim financiar nga Ministria e Brendshme, Ministria e Financave, kryeministria dhe kompania e pasaportave dhe kartave të identitetit “Aleat”.

Kjo pasi sipas padisë civile, këto dy institucione kanë përdorur si logo në pasaporta dhe kartat e identitetit skulpturën e heroit tonë këmbëtar “Gjergj Kastriotit Skëndërbeut” e cila është përpunuar nga skulptori Odhisë Paskali, që prej vitit 1968.
Përdorimi i këtij imazhi në dokumentat zyrtare është bërë pa lejen e trashëgimtarëve të skulptorit Paskali, dhe për pasojë Floriana Paskali i është drejtuar gjykatës së Tiranës duke kërkuar dëmshpërblimin financiar. Sipas paditëses, që përfaqësohet në gjykim nga avokati Thimio Kondi, riprodhimi i kësaj vepre është kryer në formën e grafikës në pasaportat e reja biometrike që u janë shitur shtetasve shqiptarë, ndërkohë që është shkelur ligji për të drejtën e autorit.

Proceset e tjera
Ky nuk është procesi i parë gjyqësor që Florina Paskali kërkon dëmshpërblim nga subjekte shtetërore dhe privatë, për përdorimin e skulpturës së heroit tonë këmbëtar “Gjergj Kastriotit Skëndërbeut”. Në vitin 2012 Paskali kapaditur në gjykatë argjendari “Pirro” duke kërkuar një dëmshpërblim prej 50 milion lekë.

Në konkluzjone paditësja thotë se vetë avokati i të akuzuarve, Dorian Çelikuj ka pranuar se këta të fundit riprodhojnë vepra arti, por për këtë riprodhim nuk janë të detyruar të japin përqindjen, lejen dhe aq më pak të paguajnë trashëgimtaren ligjore të skulptorit, pasi veprat e tij janë vendosur në vende publike. Skulptori për veprat është paguar nga shteti, pra shteti shqiptar e ka paguar kur ka qënë gjallë, në formën e pagesave mujore, për punën që ka bërë për këto vepra arti.

Sipas të dëmtuarës Floriana Paskali ky arsyetim nuk qëndron, por është pohim i pastër se të akuzuarit kanë riprodhuar veprat e autorit dhe kanë kryer vepër penale. Sipas të dëmtuarës akuzuese është e vërtetë që veprat artistike të Odhise Paskalit janë vendosur në vende publike, është e vërtetë se skulptori, si çdo shtetas shqiptar, gjatë periudhës që ka punuar në kohën e komunizmit ka marrë rrogë mujore, por asnjë nga këto pagesa nuk ka qenë çmim financiar për punët e tij dhe nuk i heq Odhise Paskalit cilësinë e autorit të veprave të artit.

Asgjë nuk përligj riprodhimin pa të drejtë të veprave të skulptorit për qëllime tregtare nga të akuzuarit në këtë process gjyqësor. Si përfundim e dëmtuara akuzuese kërkoi deklarimin fajtor të të akuzuarve për veprën penale të parashikuar nga neni 149 i K.Penal dhe dënimin e tyre, “Pirro shpk” me 5 000 000 lekë gjobë dhe Spiro Ruço me dy vjet burgim. Ky proces gjyqësor mësohet se vijon ende.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here