Home Aktualitet Shkodër, dita e 4-rt e përmbytjeve. Operacionet për evakuimin, “Kobra 2”

Shkodër, dita e 4-rt e përmbytjeve. Operacionet për evakuimin, “Kobra 2”

632
0

Jane rreth 800 efektivët ushtarakë dhe rreth 600 ata të rendit të aktivizuar në evakuimet në Shkodër. Në pjesën dërrmuese të qarkut të mbuluar nga  uji, është pothuajse e pamundur të lëvizet me automjet personale. Forcat e ushtrisë, krahas evakuimeve, prej ditësh po bëjnë shpërndarjen e ushqimeve në zonat e izoluara, por dhe transportin e qytetarëve brënda dhe jashtë qytetit.

Hyrja për në qytetet bëhet nga Mjeda, ndërsa qarkullimi për në Muriqan kryhet vetëm  me mjetet e ushtrisë. Në hyrje të qytetit, para urës së Bunës dhe te vendi i quajtur “Harku i Bërdicës” rruga është e pakalueshme pasi ka përmbytje të rrugës me lartësi të ujit rreth 1.8m. Ndërsa në Shirokë, shkohet vetëm nëpërmjet ujit..

Por nuk janë vetëm fshatrat e përmytur, në lagje të tëra të qytetit këto pamje nuk kanë asgjë të pazakontë. Bashkë me përmbyjet në Shkodër ka lulëzuar një biznes i ri, ai i varkave taksi. Shermbim i cili krahas hallexhinjve, frekuentohet dhe nga turistë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here