Home Kosova Serbet sulmojne policine e Kosoves

Serbet sulmojne policine e Kosoves

354
1

Kontejneri i Policisë së Kosovës, i vendosur në zonën e ‘Tre rrokaqiejve’ në veri të Mitrovicës eshte sulmuar nga grupe kriminale serbe.

Lajmin e raportojne mediat e Kosoves, sipas te cilave situata eshte e tensionuar.

Grupet kriminale serbe fillimisht lëshuan alarmin në veri e më pastaj në këtë pikë statike të policisë u mblodhën rreth 200 serbë, të cilët sulmuan  në tërësi kontejnerin e vendosur sot.

Dy policë të Kosovës, që ishin aty e patën të pamundur të parandalojnë turmën e madhe të serbëve.  “Koha” shkruan se grupit prej 200 serbëve iu ka prirë Zharko Veselinoviq, vëllai i kapos së krimit të veriut të Kosovës, Zvonkos.

Kontejneri i Policisë së Kosovës, si pikë statike, në atë vend është vendosur me urdhër të ministrit të Punëve të Brendshme të Kosovës, Bajram Rexhepit.

Një natë më parë në njërën nga tre rrokaqiejt në një sulm terrorist me eksplozive është vrarë Selver Haradinaj si dhe janë plagosur katër persona të tjerë.

Previous articleVellai i Gentes: “Nuk me besohet”
Next articleLorenzo fiton garen e pare te Moto GP

1 COMMENT

  1. Bravo i koft sllave, shume te zotit jon!! Policia e jon na kishin prish tu na rreh nese naj shqiptar e kish bo ate krim!

    PSE KARIN I LAJN DY POLICE?????????? QITI 200 police e tani kqyre a kuzojn!!

Leave a Reply to Jeton Cancel reply

Please enter your comment!
Please enter your name here