Home Politike Rama – Merkel: Nje ere e re do fryje ne Ballkan

Rama – Merkel: Nje ere e re do fryje ne Ballkan

525
0

edi-rama-merkelNe konferencen e perbashket, Rama-Merkel- Barroso, Kryeministri duke e vlerësuar si historik këtë takim, tha se kancelarja shprehu në mënyrë të dukshme sot garancinë për vazhdimin e kësaj nisme. Është më e sigurtë, tha kryeministri shqiptar se është vetëm fillimi i një procesi ristrukturimi mes BE-së dhe Ballkanit.

Kemi të bëjmë me një Konferencë që hapet sot për të shkuar tek viti i ardhshëm, theksoi Rama, duke shtuar se procesi është konceptuar në harkun e katër viteve.

Diskutimi tregoi se kemi folur edhe për bashkëpunimin ne rajon, infrastruktura, transporti në mënyrë që njerëzit të komunikojnë dhe bashkëpunojnë. Kemi patur një ide për të ngritur një rrjet të rinisë, dhe do ta ndjekim. Para kësaj konference kemi zhvilluar takime, kemi folur dhe bërë të qartë që ne dëshirojmë që procesi i integrimit të eci më shpejt, që këto vende të integrohen. Disa kanë marrë statusin, ne mendojmë që ta shtyjmë më tej këtë proces, por kjo është një detyrë e vendeve përkatëse. Njerëzit kanë pritshmëri sa i përket ekonomisë, dhe unë kam dëgjuar nga Barroso, që KE është e gatshme të japë ndihmën e saj. Pra të gjithë bashkë dëshirojmë të shkëmbejme përvojat tona.

Jemi sot bashkë në emër të shpresës për një të ardhme më të mirë. Ky ka qenë një moment i rëndësishëm sepse po të kthejmë kokën pas, në historinë tonë, në rolin që pati Ballkani në luftën e 100 vjetëve më parë, duhet të ndalojmë e të reflektojmë se pse ky takim është kaq i rëndësishëm për Ballkanin. Këtu theksohet edhe njëherë roli i Europës si një forcë për ruajtjen e paqes, bagatisë dhe zgjerimit.

Ne kemi projekte për të sjellë përmirësime dhe për tu dhënë shpresë brezave evropiane. Jam i lumtur që ky takim do të bëhet rregullisht në mënyrë qe ne të thellojmë marrëdhëniet. Në vendet tona ne vijojmë hapat, për tu bashkuar me BE-në. Jemi të vetëdijshëm që ka dyshime, zhgënjim, zemëratë, frymë anti- evropiane, por ne e shohim BE-në si sukses dhe si plotësim, një shpresë për një të ardhme më të mirë, edhe duke ndërmarrë hapat e nevojshëm.

Të gjithë vendet e Ballkanit sot bashkohen në rrugën e reformave, në mënyrë që një ditë të jenë pjesë e BE. Mbetet rrugë e gjatë. Pas 100 vjetorit te luftës së parë, ishte viti i parë pa asnjë konflikt midis asnjë vendi, në një rajon i njohur për luftë, gjenocid dhe spastrim.

Pra është më mirë të punojmë bashkë se sa të kemi ndasi. Është harmonia fetare një nga arsyet që Papa vjen në Tiranë në shtator. Myslimanët e të krishterët, jetojnë në paqe, jetojnë si evropiane, ku harmonia jonë është thelbësore. Të jemi të qartë ne përballemi me sfidat për ti mbrojtur këto vlera, në zemër të Evropës, nga kërcënimet e qarta në dyert e Europës.

Të vijojmë të veprojmë dhe të kryejmë veprimet e nevojshme, për të siguruar që BE të na shohë si partner, aleatë, si vende që qeverisen nga shteti i së drejtës, nga institucione politike demokratike, që mund t’i zgjidhin çështjet e tyre të brendshme në paqe. Me kusht që ne t’i tregojmë se jemi të gatshëm ta bëjmë këtë.

Do ketë vështirësi, ne besojmë ashtu si Evropa do na ndihmojë ne, edhe ne do ta ndihmojmë. Jemi një rajon, qe e kemi te qartë se ku shtrihet e ardhmja jonë.

Ajo që shpresoj se kemi qenë në gjendje të bëjmë është se kjo nuk është një marrëveshje e njëkahshme që ne kërkojmë kur BE thotë po ose jo. Ne ofrojmë shumë, ka potencial ekonomik, turizëm, ekonomi, infrastrukturë, etj. Duhet të bëjmë më shumë në fushën e transportit.

Kemi përcaktuar katë fusha të mundshme bashkëpunimi, infrastrukturë, siguri energjitike, mbështetje për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, dhe projekte turistike rajonale. Kjo do të sjellë të mira të ndërsjella, dhe jam entuziast që kemi ndërmarrë hapat e parë në këtë rrugë bashkëpunimi.

Do ketë nevojë për shumë ndryshime që ndonjëherë do të jenë të vështira, çmimi është i madh, por ne jemi të gatshëm që të udhëheqim këto ndryshime.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here