Home Aktualitet Rama feston 47 vjetorin, pret “dhuratën” nga Kolegji

Rama feston 47 vjetorin, pret “dhuratën” nga Kolegji

1824
0

Dita e djeshme nuk ka qenë si të tjerat për liderin e opozitës. Sms-të e shumta që i vijnë gjatë një dite të zakonshme dje kanë qenë vetëm urime për 47-vjetorin e tij të lindjes. Edhe pse në kulmin e angazhimeve për shkak të zhvillimeve politike Rama ka gjetur pak kohë që t’ia kushtoj vetes dhe njerëzve të tij më të afërt për të festuar ditëlindjen. Gazeta “Tirana Observer” ka mësuar, se në zyrën e kreut të PS është sjellë një buqetë e madhe me lule nga stafi i selisë rozë. Ndërsa gjithë deputetët dhe krerë lokal të PS kanë nisur mesazhe urimi ndaj kreut të opozitës. Mbrëmjen e djeshme, kreu i PS e kaluar në prani të bashkëshortes Linda, me të cilën e ka përvjetorin e parë të lindjes që nga martesa në vjeshtën e vitit të shkuar. Mirëpo, edhe pse në festë kreu i PS sytë i ka vendimi që do të japë Kolegji Zgjedhor ditën e nesërme për bashkinë e Tiranës.

Festa e Ramës

Për Ramën dita e djeshme ka nisur si zakonisht. Ai ka shkuar që herët në seli dhe ku ka zhvilluar disa takime me drejtues të tjerë të partisë. Nuk ka bërë dalje publike por ka autorizuar Sajmir Tahirin që të fliste për procesin zgjedhor në Tiranë. Gjatë gjithë paradites janë parë të futen në seli shumë tufa me lule të cilat kanë pas adresë zyrën e shefit të PS-së për ta uruar për 47-vjetorin. Në mbrëmje kreu i opozitës ka qenë në prani të bashkëshortes Linda por dhe të nënës dhe djalit Gregor. Festa ka qenë krejt private, dhe Rama nuk ka dashur të organizoj asnjë ceremoni të zgjeruar duke parë dhe situatën jo fortë paqësore politike në të cilën ndodhet vendi.

4 korriku, jo vetëm festë për Ramën

Dita e katërt e korrikut përveç festës kombëtare të SHBA-së, dhe ditëlindjes së Ramës, për vetë kreun e opozitës ka dhe një kujtim jo fortë të këndshëm për jetën e tij politike. Më 4 korrik të vitit 2009 Ilir Meta dhe Sali Berisha vendosën të zyrtarizojnë koalicionin e tyre çka solli qëndrimin e Ramës në opozitës dhe së paku për katër vite të tjera. Kjo ka qenë njw nga goditjet e forta jo vetëm për Ramën por dhe për socailsitët të cilët shpresonin se do të gjendej një gjuhë e përbashkët mes Ramës dhe Metës. Rama asokohe e cilësoi si shitje të 83 mijë zemrave të majta te Berisha, veprimin e Ilir Metës. Më pas erdhi dhe një radikalizim i situatës duke bërë që vendi të qëndroj pengë i një lufte të fortë politike mes mazhorancës dhe opozitës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here