Home Ekonomi Qeveria rrit rrogen e Lulzim Bashës e Bujar Nishanit

Qeveria rrit rrogen e Lulzim Bashës e Bujar Nishanit

600
0

Qeveria “në dietë” e Sali Berishës ka rritur pagën e Presidentit Bujar Nishani dhe kryetarit të Bashkisë Lulzim Basha. Kjo mësohet nga vendimet e djeshme të Këshillit të Ministrave.

Përsa i përket kryetarit të bashkisë së Tiranës, sipas vendimit të djeshëm, paga e tij, që mund të varionte nga 138 mijë deri në 173 mijë lekë të reja, do të kalojë nga një minimum prej 140 mijë lekësh dhe një maksimum prej 174.8 mije lekësh në muaj. Kjo është e barabartë me një sasi valute prej rreth 1.270 eurosh.

Ndryshe nga sa veproi me ish-presidentin Bamir Topi pas ftohjes së marrëdhënieve dypalëshe në mes të mandatit, kryeministri Sali Berisha dhe kabineti i tij janë treguar dorëlëshuar me pagën dhe shtëpinë qeveritare të presidentit të ri të Republikës.

Qeveria vendosi dje të rrisë me 2 mijë lekë të reja pagën e qytetarit të parë të Shqipërisë. Tani paga e presidentit nga 255mijë lekë bëhet 257 000 lekë. Jo vetëm kaq qeveria është treguar dorëlëshuar edhe me rezidencën e re të Bujar Nishanit. Dje është miratuar një fond shtesë prej mbi 50 milionë lekësh për rikonstruksionin e vilës qeveritare numër 4 të Shërbimeve Qeveritare, që ndodhet në kodrat e Liqenit Artificial të Tiranës. Në këtë Vilë do të banojë presidenti me familjen e tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here