Home Ekonomi Qeveria heq ushqimin falas per policine

Qeveria heq ushqimin falas per policine

614
0

policiaKëshilli i Ministrave ka vendosur heqjen e vaktit të ushqimit falas për të gjithë efektivët e thjeshtë të Policisë së Shtetit. Sipas vendimit të ri, ky vakt do t’u ofrohet vetëm punonjësve të strukturave të veçanta të Policisë së Shtetit, si Forcat Speciale dhe ato të Ndërhyrjes së Shpejtë.
Ata do të trajtohen me një vakt dreke, kur shërbimi i punës është 8 orë, dhe me tri vakte, kur janë të angazhuar në veprime operacionale që zgjasin më shumë se koha normale e punës. Gjithashtu, vendimi i djeshëm u heq të drejtën përfituesve të marrin kompensimin e vaktit, në rast se në strukturat ku ata punojnë nuk ekziston infrastruktura e nevojshme për t’u ushqyer. Deri më tani, punonjësit e policisë, që përfitonin të drejtën e trajtimit me ushqim për një vakt, “drekë”, në strukturat, që nuk kishin infrastrukturën e duhur për ushqim të gatuar, kompensoheshin në lekë, sipas vlerës së racionit bazë ushqimor për vaktin e drekës. Ndërkohë që, vendimi i ri nuk përmban asnjë pikë në lidhje me këtë çështje, duke mos parashikuar në këtë mënyrë përfitimin e kompensimit.

Garda
Vendimi i djeshëm i Këshillit të Ministrave duket se ka penalizuar edhe disa kategori të punonjësve të Gardës së Republikës së Shqipërisë. Kështu, deri më tani trajtoheshin me një vakt ushqim, efektivët që shërbejnë në strukturat operuese të Gardës së Republikës, ndërsa me ndryshimet e djeshme do të trajtohen me vakt ushqimor falas vetëm njësitë speciale, grupeve të gatshme të të cilave, për natyrë të veçantë pune, shërbimi u zgjat më shumë se koha normale e punës. Gjithashtu, deri më tani njësia e ndërhyrjes së shpejtë, grupet e gatshme, të cilave, për natyrë të veçantë pune, shërbimi u zgjat më shumë se koha normale e punës, trajtoheshin me tri vakte ushqimi falas.
Ndërkohë që, vendimi i djeshëm nuk e parashikon më trajtimin e këtyre grupeve me vakte ushqimore. Ndryshim nuk ka pësuar vetëm trajtimi me tri vakte, i gjithë efektivit të Gardës së Republikës, për rastet e kalimit në gatishmëri. Ndryshimet për punonjësit e Gardës do të hyjnë në fuqi në janar të vitit 2014.

Studentët
Vendimi i djeshëm i Këshillit të Ministrave nuk parashikon ndryshim sa i takon trajtimit me ushqim falas për studentët dhe kursantët në shkollat e policisë. Kështu, sipas tij, të gjithë studentët dhe kursantët në shkollat e policisë dhe në institucione të tjera të Policisë së Shtetit, brenda vendit, trajtohen me tri vakte ushqim pa pagesë. Trajtim me ushqim falas përfitojnë edhe shtetasit e huaj që hyjnë ilegalisht në territorin e Republikës së Shqipërisë, shtetasit shqiptarë të kthyer nga vendet e tjera dhe shtetasit e ndaluar ose të arrestuar. Trajtimi parashikohet deri
në sqarimin e pozitës së tyre.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here