Home Sociale Provimi i matematikes, 1700 maturantë rezultojnë të jenë mbetësa

Provimi i matematikes, 1700 maturantë rezultojnë të jenë mbetësa

629
0

Rreth 1700 maturantë rezultojnë të jenë mbetës në provimin e detyruar të matematikës në Maturën Shtetërore. Të dhënat bëhen publike nga drejtori i Agjencisë Kombëtare të Provimeve, Alfons Harizaj. Ndërkohë që, të gjithë këta nxënës do të kenë mundësi ta japin për herë të dytë këtë provim në datën 11 shtator, datë e përcaktuar në udhëzimin e ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Myqerem Tafaj.

Sipas Harizajt, teza e provimit të Matematikës do t’iu përmbahet të njëjtave linja dhe të njëjtit program orientues, të bërë publik që në sezonin e parë të provimeve të Maturës Shtetërore. Po sipas tij, edhe niveli i vështirësisë së tezës do të jetë i njëjtë me të parin, ndërsa sot “Gazeta Shqiptare” zbardh detaje të tezës së provimit të vjeshtës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here