Home Aktualitet Prokurori: “Burg për jetë” për Pinarin, Delijorgjin dhe Minxollin

Prokurori: “Burg për jetë” për Pinarin, Delijorgjin dhe Minxollin

2208
1

Nëse Gjykata e Tiranës lë në fuqi kërkesën e prokuroëve për çështjen Gërdeci, Ylli Pinari, Mihal Delijorgji dhe Dritan Minxolli do të qëndrojnë përjetësisht në burg. Pas shumë shtyrjesh më në fund organi i akuzës ka arritur të përmbyllë pretencën duke kërkuar dënimin maksimal për tre prej 29 të pandehurve.

Gjithashtu prokurorët kanë përmbyllur leximin e 500 faqeve pretencë duke kërkuar 23 vjet për ish specialistin e MEICO, Sokol Ngjecin. Ndërsa për Luan Hoxhën, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FARSH si dhe Shpëtim Spahiun, komandant i Forcës së Bashkuar ka kërkuar 8 vjet burg, Zija Bahja, komandat i Komandës Mbështetëse i Forcave të Armatosura, 6 vjet burg,  Agim Lala , Zv.shef i Shtabit të Përgjithshëm 4 vjet burg, Ardian Mullai, sekretar i përgjithshëm në Ministrinë e Mbrojtjes, 7 vjet burg, Shkëlzen Madani, drejtor Ekonomik i burimeve dhe menaxhimit në Ministrinë e Mbrojtjes, Dashnor Çaushi, drejtor i Logjistikes së Shtabit të Përgjithshëm me 8 vjet burg.
Gjithashstu për Armand Tartarin, drejtor i drejtorisë së Menaxhimit të Buxhetit në Ministrinë e Mbrojtjes 4 vjet e 6 muaj burg, Ndue Marku, drejtor i drejtorisë Juridike në Ministrinë e Mbrojtjes, 3 vjet burg, Rezart Tershana, anëtar i komisionit për çmimin e fishekëve, Agim Babameto, anëtar i komisionit për çmimin e fishekëve, me 4 vjet burg, Besnik Dauti, anëtar i komisionit për çmimin e fishekëve dhe Fatbardh Kuçi, anëtar i komisionit të çmimit të municioneve të rënda, Gëzim Oshafi, anëtar i komisionit të çmimit të municioneve të rënda me 3 vjet e 6 muaj burg, Denis Hajdari, anëtar i komisionit të çmimit të municioneve të rënda, 3 vjet e 6 muaj burg, Jorgo Mimo, anëtar i komisionit të çmimit të municioneve të rënda, Fari Toska, anëtar i komisionit të kategorizimit të municioneve, Hysni Çoçka, anëtar i komisionit të kategorizimit të municioneve, me 4 vjet burg Hilmi Laçaj, anëtar i komisionit të kategorizimit të municioneve, Zenun Fero, anëtar i komisionit të kategorizimit të municioneve 4 vjet e 6 muaj burg.

Ndërkohë që prokuroria ka kërkuar 2 vjet burg për Fiqiret Maton, drejtor i uzinës mekanike Gramsh, 1 vit burg për Adriatik Memën, sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Mbrojtjes, Juliana Margariti, ekonomiste e firmës “Meico” ka kërkuar 2 vjet e 6 muaj burg, si dhe ka tërhequr akuzën për Lavdi Shatron, drejtor i Kombinatit Mekanik Poliçan. Ndërsa firmën “Alba Demil” të mos ushtrojë aktivitetin e saj si dhe 75 mln lekë gjobë. Gjithahstu akuza ka kërkuar edhe dënim shtesë të ushtarakëve me heqjen e të drejetës për të ushtruar detyrën e tyre.

1 COMMENT

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here