Home Aktualitet Pritet ekspertiza e 2 vellezerve. Familja: I torturuan dhe me pas i...

Pritet ekspertiza e 2 vellezerve. Familja: I torturuan dhe me pas i vrane

619
0

collakuTrupat e pajetë të dy vëllezërve Çollaku, që u vranë dy ditë më parë në kufi, gjatë një shkëmbimi zjarri me policinë greke, i jane nënshtruar një tjetër ekspertize mjeko-ligjore, kesaj radhe nga ekspertë shqiptarë.
Ka përfunduar ekspertiza mjeko-ligjore dhe pritet nëse përputhet me ekspertizën e mjekëve grekë. Ekspertiza ka zgjatur rreth 1 orë e 30 minuta.

Familjarët e dy vëllezërve, Melsi dhe Elvis Çollaku, refuzuan varrimin e tyre duke kërkuar me insistim që të ribëhej ekspertiza nga mjekët ligjorë shqiptarë, pasi kërkojnë të zbardhet e vërteta e vrasjes së tyre.

“Djemtë janë torturuar më pas janë vrarë. Kanë thyerje të gjymtyrëve dhe janë masakruar në pjesë të tjera të trupit”, u shprehën të revoltuar të afërm të djemve të pajetë sot në fshatin Shuec të Devollit.
Sipas tyre, policia shqiptare po mbron policinë greke duke fshehur të vërtetën.
“Kërkojmë urgjent të zbardhet e vërteta. Shteti të mos heshtë. Djemtë nuk ishin trafikantë, u vranë pabesisht nga policia greke. Njeri ka 5 plumba, tjetri ka 3 dhe trupat ishin te goditur te masakruar. I sollen lakuriq me gjak e plage te hapura”.
Familjaret e dy vellezerve te vrare
‘Djalin e madh e ka goditur me qyten e automatikut ne gjoks, i kane thyer brinjet, krahun e ka te thyer. Poshte i kane bere pleh. i kane torturuar i kane bere pleh te zinj ne trup. Pastaj i kane qelluar me plumba”, thote nje tjeter prej familjareve me lot ne sy.

Familjarët vijojnë të japin dëshmi tronditëse. Sipas tyre, polici grek nuk është vrarë nga vëllezërit. “Plumbat i kishte marrë pas trupit, ishte vrarë pas shpine. Dy policët grekë, ata duhet të merren në pyetje lidhur me këtë ngjarje”.
Ndërkaq mjekët shqiptarë kanë nisur ekspertizën mjeko-ligjore mbi trupat e e pajetë të vëllezerëve”.

collaku-familja

NËNA RRËFEN: POLICIA MË KONTROLLOI SHTËPINË ME THA KU I KE DJEMTË
“Djemtë shkuan për të gjuajtur peshk, për të nxjerrë bukën e gojës, dhe për të mbajtur frymën gjallë se jemi 8 veta në një dhomë. Jam infermiere dhe kam punuar tërë jetën me ndershmëri dhe kur erdhën ata më kontrolluan shtëpinë. Ata më kontrolluan shtëpinë dhe unë nuk e dija që ata kanë vdekur. Ku i ke djemtë më thanë dhe kontrollonin shtëpinë, (për policinë). Po cfarë trafikantë moj (dhe vë kujën), djemtë e mi peshk gjuanin, dhe nëse ata kryenin gjueti të paligjshme të futeshin në burg, por jo të mi sillnin të vrarë. Të paktën do dilnin gjallë prej andej”, u shpreh nena e dy vellezerve te vrare, Collaku.

Nena e dy vellezerve te vrare ne greqi
FAMILJARET: HAPEM ARKIVOLET, GJETEM TRUPA TE MASAKRUAR E LAKURIQ
Trupat e dy vëllezërve kanë mbërritur të hënën rreth orës 13.50 në banesën e tyre në fshatin Shuec të Devollit.

Trupat nga morgu i Kozanës në Greqi në drejtim të tokës shqiptare u dërguan me arkivole në drejtim të Shqipërisë. Familjarët thane se, i hapën arkëmortet dhe zbuluan trupat që sipas tyre ishin, të palarë, me gjak, plagë të hapura dhe të zhveshur lakuriq.

Edhe më herët familjarët kanë deklaruar se nuk e njohin të vërtetën për ngjarjen. Ata thonë se policia shqiptare iu kishte bërë me dije se në kasollen në fshatin Vrontero ishte vrarë vetëm njëri nga vëllezërit, ndërsa vëllai tjetër e kishte marrë në supe viktimën deri në territorin shqiptar. Familarët pretendojnë se policia greke e ka ndjekur për ta vrarë pas përleshjes. Ata akuzojnë policinë greke për këtë ngjarje që e cilësojnë kriminale, duke kërkuar zbardhjen e së vërtetës.

Familjarët insistojnë se dy vëllezërit nuk janë trafikantë, siç dyshoi policia greke, por kaluan kufirin me qëllim që të fitonin bukën e gojës. Të dy vëllezërit ishin të martuar dhe kishin nga 2 fëmijë të mitur secili.

PROTESTA, FAMILJARËT E 2 VËLLEZËRVE BLLOKOJNË RRUGËN KORÇË-BILISHT
Familjarë të vëllezerve Collaku në shenjë proteste kanë bllokuar rrugën Korcë-Bilisht. Të afërm të dy të vrarëve kërkojnë që policia të zbardhë të vërtetën e vrasjes së dy vëllezërve Collaku.

NJOFTIMI I POLICISE GREKE kasollja ku u vrane dy vellezerit
Ndërkaq, policia greke bëri të ditur se në një luginë prapa kasolles së improvizuar ku u gjetën dy shqiptarët, u zbulua një varkë e fshehur në kallamishte, që pretendohet se është e autorëve të krimit, brenda së cilës u gjetën dy karikatore me fishekë kallashnikovi dhe një radio portative.

Sipas policisë greke, ngjarja ndodhi në orën 00;45 duke u gdhirë e diel, në piramidën 1920, pranë liqenit të Prespës, kur patrulla e policisë që merrej me kontrollin e peshkimit të paligjshëm, ushtroi një patrullim, pasi kishte informacion se ishin vjedhur rrjetat e peshkatarëve në liqen.

Patrulla e la automjetin në rrugë dhe përshkoi në këmbë për rreth 30 minuta, derisa vuri re një kasolle rreth 2 km larg liqenit të Prespës, kasolle që shpesh sipas policisë, përdoret nga trafikantët e emigrantëve të paligjshëm apo trafikantët e drogës.

Dy nga policët shkuan për të kontrolluar kasollen, ndërsa i treti qëndroi më pas, për t’iu mbuluar atyre krahët. Kur u afruan, policët kanë bërtitur në gjuhën shqipe “Policia, policia!”, ndërsa një nga shqiptarët ka hapur zjarr me kallashnikov.

Plumbat kanë plagosur policin 43- vjeçar Ilia Kosteni dhe pas kësaj polici i tretë që ndodhej jashtë kasolles hapi zjarr mbi njërin nga shqiptarët duke e plagosur për vdekje. Tjetri mori armën e të vëllait dhe vijoi të qëllojë mbi policinë, por nga shkëmbimi i zjarrit edhe ai mbeti i vdekur.

Gjithçka ndodhi në rreth 2 minuta, ndërkohë që temperatura në zonë ishte -15 gradë celcius. Polici i plagosur nuk u mbijetoi dot plagëve dhe vdiq rrugës për tek makina e patrullës së policisë, e cila ishte larg zonës ku ndodhi ngjarja.

Policia e Shtetit shqiptar mbështet versionin e homologëve grek duke deklaruar se ka pasur shkëmbim zjarri mes patrullës greke dhe dy vëllezërve Melsi dhe Elvis Çollaku.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here