Home Aktualitet Perleshje mes shqiptareve dhe pakistanezeve ne burgun grek. 2 te vrare

Perleshje mes shqiptareve dhe pakistanezeve ne burgun grek. 2 te vrare

191
0

koridhalouDy të dënuar pakistanezë humbën jetën dhe 21 të tjerë u plagosën pas një përleshje të dhunshme që shpërtheu në burgun grek të Koridhalosë. Mediat greke shkruajnë se një grup me të burgosur shqiptarë dhe arabë sulmuan të dënuarit nga Pakistani. Sipas mediave lokale, konflikti ka qenë i përgjakshëm pasi grupi i të dënuarve mes të cilëve edhe shqiptarë, kanë qëlluar me thika artizanale dhe leva pakistanezë, ndërsa ende nuk mësohet identiteti i dy të dënuarve të cilët u bënë viktima të kësaj dhune.

Zougla.gr shkruan se gjithçka nisi në momentin kur të burgosurit futeshin në qelitë e tyre, shqiptarët dhe arabët sulmuan me thika artizanale grupin e pakistanezëve duke lënë të pajetë dy prej tyre. Nga 21 të dënuarit që mbetën të plagosur, dy prej tyre janë në gjendje më të rëndë, ndërsa të tjerët janë dërguar në spitalin e Tzaneios.

Shkaqet e dhunës që shpërtheu në burgun famëkeq të Koridhalosë ende nuk dihen, ndërkohë autoritetet greke kanë nisur hetimet për të mësuar arsyet e incidentit mes të dënuarve.

Previous articleLeksioni i parë i të pjekurit Kosova
Next articleSHBA, policia vret 2 persona, sulmuan ekspoziten anti – islamike

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here