Home Rajoni Papandreu kujtohet per Himaren: Incident serioz dhe jo i rastesishem

Papandreu kujtohet per Himaren: Incident serioz dhe jo i rastesishem

1161
2

Kryeministri grek Jorgos Papandreu ka deklaruar se ajo që ai e quajti si shpërthim nacionalizmi në Shqipëri ndaj minoritetit grek, krijon probleme serioze sa për marrëdhëniet dypalëshe, aq edhe për perspektivën europiane të Shqipërisë.
Ndonëse ai nuk e ka thënë qartë, ka lënë të kuptohet se Greqia mund ta kushtëzojë procesin e integrimit europian të Shqipërisë, me çështjen e të drejtave të minoritetit grek, që kërkoi të mbrohen nga ana e shtetit shqiptar.

Reagim për Himarën
Ndonëse konferenca vjetore e kryeministrit grek në kuadër të Panairit të Selanikut, u dominua thuajse tërësisht nga çështja e krizës ekonomike të vendit, nga gazetarët vendas, shefi i qeverisë është pyetur edhe për incidentin e shënuar para një muaji në Himarë, në Shqipërinë e Jugut, ku humbi jetën një qytetar, për motive që pala greke i ka cilësuar si etnike.

Pyetja që iu drejtua kryeministrit, gjatë konferencës së transmetuar drejtpërdrejtë nga televizionet vendase, ishte nëse edhe pas këtij incidenti, qeveria greke do të vazhdonte të mbështeste pa kushte procesin e integrimit europian të Shqipërisë.

Kryeministri grek nuk i dha një përgjigje të qartë kësaj pyetjeje, por përfitoi nga rasti të prononcohej ndaj incidentit, që e ai e cilësoi si shumë serioz dhe jo të rastësishëm.

“Për fat të keq, vërejmë fenomene të ngjashme të një shpërthimi nacionalizmi, nga grupe ekstreme, që për fat të keq kanë edhe pasoja politike dhe që synojnë minoritetin grek në Shqipëri”.

Kryeministri grek shtoi se incidenti i Himarës, por edhe incidente të tjerë, tregojnë një qëndrim armiqësor ndaj Greqisë.
Sipas tij, kjo është një çështje serioze, së pari për marrëdhëniet dy palëshe që, siç tha Greqia dëshiron të zhvillohen pozitivisht, por është çështje serioze edhe për rrugën europiane të Shqipërisë, pse nacionalizmat në Ballkan nuk i ndihmojnë vendet fqinje, tha kryeministri grek.

“Doja t’i dërgoja mesazhin palës shqiptare se nacionalizmat gjithmonë kanë krijuar probleme kolosale, jo vetëm ndërmjet vendeve, por me viktima edhe qytetarë të thjeshtë”, theksoi kryeministri grek, dhe vazhdoi:

“Ne këtu në Greqi bëmë jë përpjekje serioze për integrimin e shumë shqiptarëve në shoqërinë greke, në këtë proces mund të ketë pasur edhe probleme dhe incidente. Por duhet t’i shmangim nacionalizmat dhe minoriteti grek duhet të ketë mbrojtjen e shtetit shqiptar sa u përket të drejtave të tij. Dhe ky do të jetë qëndrimi që do të mbajë pala greke”, përfundoi kryeministri.
Me theksimin e këtij qëndrimi, Jorgos Papandreu ndoshta lë të kuptohet se Greqia do të risjellë në kancelaritë europiane çështjen e të drejtave të minoritetit grek në Shqipëri, duke e kushtëzuar me këtë çështje progresin e perspektivës anëtarësuese të vendit fqinj.

Në të vërtetë ky do të ishte një kthim mbrapa për diplomacinë greke, e cila, vitin e fundit ka pasur një frymë më pajtuese në problemet me vendet fqinje, në sendërtim të objektivit të Athinës për të mos pasur më të hapura probleme politike.
Gjithsesi, nëse kjo tendencë e rikthimit në instikamet e vjetra, realizohet, i mbetet kohës që ta tregojë.

2 COMMENTS

  1. …edhe une pajtohem me ate cka tha me siper syri i kalter….me armikun ska kompromis….greku ka qene eshte dhe do jete armiku numer nje per shqiperine, as edhe nje here sna e ka dashur te miren, perkundrazi na ka hale ne sy….ata te kene turp…se na e mbajne veten dhe per njerez te civilizuar….por le ti bejne derman evropes qe po i nxjerr nga situata, se per ndryshe do kish plas lufta dhe do te kishin vrare njeri tjetrin….jane bere si gjynafqare neper evrope…sa per ata qe e mbajne veten si greke andej nga vorio ipiru…le te marrin rreckat e le te ikin ne greqi….se ajo toke ka qene dhe mbetet toke shqiptare…ka qene dhe do mbetet toke shqiptare…e do mbrohet me gjak nese dikushi tenton me e gllaberuar..

  2. As nuk na intereson fare integrimi në evropë kur është fjala për çështje të tilla. çakejtë duan plumba!!!!
    Asnjë kopromis me këta brekë zvarrë.
    Mbi të gjitha, le të ngrenë brekët që ju kanë rënë, dhe që po mundohet europa t’ja u ngrejë, pastaj le të vijnë të bisedojnë me ne shqipëtarët!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here