Home Ekonomi OSHEE, ne 2015 u arketuan 65.7 mld leke

OSHEE, ne 2015 u arketuan 65.7 mld leke

745
0

oss-620x412Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike bën me dije se ka pasur rritje të ndjeshme të arkëtimeve dhe ulje të humbjeve për vitin 2015.

Deklarata është bërë në një kohë që u përmbyll procesi i përpunimit të të dhënave për vitin që lamë pas.

OSHEE-ja thotë se ka arkëtuar në total për vitin 2015 shumën prej 65, 7 miliardë lekë, ndërsa në vitin 2014 ishin arkëtuar 49,7 miliardë lekë dhe në vitin 2013 vetëm 38,3 miliardë. Ndërkohë niveli i humbjeve për vitin 2015 u ul në 31 për qind. Një vit më parë ato ishin 37,8 për qind, ndërsa në vitin 2013 arrinin në 45 për qind. OSHEE-ja thekson se për herë të parë del me një rezultat financiar pozitiv. Nga të dhënat paraprake, bilanci i OSHEE-së për vitin 2015 del pozitiv me 14,9 miliardë lekë. Në vitin 2013 rezultati financiar ishte negativ 27 miliardë lekë, ndërsa në vitin 2014, negativ 4,5 miliardë lekë. Situata e përmirësuar ekonomike do t’i mundësojë OSHEE-së të rrisë investimet për përmirësimin e rrjetit të shpërndarjes.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here