Home Ekonomi Olldashi: Unaza e Madhe, gati në vitin 2012

Olldashi: Unaza e Madhe, gati në vitin 2012

816
0

Unaza e madhe do të vendoset në funksion të plotë në vitin 2012. Sipas ministrit të transporteve Sokol Olldashi gjatë inspektimit që ka kryer në mbikalimin në Sauk ka pohuar se punimet po ecin me ritme të shpejta dhe se ky aks do të jetë një zgjidhje për trafikun në kryeqytet.
Ndër të tjera Olldashi ka pohuar se nuk ekzistojnë problemet me shpronësimet për ndërtimin e kësaj unaze.
Faza e parë e projektit të ndërtimit të Unazës së Madhe ka një gjatësi prej 5.5 kilometrash. Unaza e Madhe do të ketë disa mbi kalime dhe nën kalime. Mbikalimi i parë është në rrugën ekzistuese që zbret nga Sauku i vjetër deri te Liqeni artificial.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here