Home Aktualitet Një ditë nga jeta e të “penduarit” Dritan Prifti

Një ditë nga jeta e të “penduarit” Dritan Prifti

1440
0

Fushata denoncuese që ka marrë Dritan Prifti ka detyruar që të mobilizohet jo vetëm e gjithë politika por dhe drejtësia. Që në fillim që ka nisur denoncimet, Prokuroria e Përgjithshme ka vendosur masa mbrojtëse ndaj ish-ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës. Burime nga Prokuroria bëjnë të ditur se dy punonjës të Gardës së Republikës janë nën vëzhgimin e Dritan Priftit, gjatë gjithë ditës. Kur Prifti lëviz me makinë, një tjetër makinë është shoqëruese e tij, për të mos pasur asnjë problem ndaj deputetit të larguar nga LSI. Po ashtu mësohet se shtëpinë e tij e ruajnë me turne dy oficerë specialë, të cilët janë caktuar posaçërisht nga drejtësia shqiptare. Mësohet se të gjitha materialet postare që vijnë në adresë të familjes Prifti, më parë kontrollohen nga autoritetet e sigurisë dhe më pas i kalohen familjes. Po ashtu çdo individ që hyn në banesën e tij kontrollohet me apo pa dëshirën e Priftit. Po ashtu mësohet se vetë Prifti, ka punësuar edhe badigardë privatë për ruajtjen e tij dhe të familjes së tij, por këtë ende nuk ka një deklarim zyrtar nga ana e ish-ministrit. Ndërkohë, edhe gjatë konferencës së djeshme, pranë Priftit gjendeshin dy truproja që monitoronin situatën.
Dita e ish-ministrit
Vetë Dritan Prifti ka deklaruar më se një herë se ai e ndjen veten e tij në rrezik. Madje ai deklaruar fort se nëse Prokuroria nuk i heton seriozisht dëshmitë e tij, ai nuk do të publikojë më video të tjera apo dëshmi pasi dëshiron që familja e tij të jetojë e sigurtë dhe pa shqetësime. Gjatë ditëve të fundit, Dritan Prifti, i ka kufizuar shumë daljet publike, nëpër kafene ose vende të hapura. Ai është kufizuar vetëm me daljet publike duke qenë i pranishëm vetëm në konferencat për shtyp dhe deponimet në Prokurori. Gjatë ditës, ish-ministrit konsultohet me shumë miq të tij me anë të telefonit, pasi ai del rrallë nga shtëpia. Dita e tij nis me leximin e shtypit të ditës, ku ai i lexon pothuajse të gjitha gazetat dhe ndjek me vëmendje lajmet televizive.
Kërcënimet
Ish-ministri ka deklaruar se ai ka marrë shumë kërcënime për jetën e tij për shkak të deklaratave që ka bërë. Ai ka treguar sms dhe prapaskena. Megjithatë sipas Prokurorisë jeta e Dritan Priftit nuk rrezikohet dhe se deri tani nuk ka pasur ndonjë kërcënim serioz ndaj tij.

Ish-ministri thotë se ka frikë që këtë betejë ta bëj i vetëm

Prifti: Meta shantazh Berishës, ja sms-të që shkëmbeu me Ramën

Dritan Prifti nuk ndal me akuzat ndaj kreut të LSI, Ilir Meta. Sipas Priftit, Meta po i bën shantazh Berishës me tre vota në Kuvend duke i kërkuar terren të lirë për të vjedhur. Prifti ka ppublikuar dhe një sms që Meta i ka dërguar Ramës për mes një miku të tyre të përbashkët ku i thotë se do e degjernoj të gjithë mazhorancën ashtu siç bëri me Priftin. Më tej ish-ministri ka folur dhe për videon e publikuar duke theksuar se ajo është origjinale dhe për këtë ai është i gatshëm ta vërtetojë në organin e drejtësisë. Prifti ka folur dhe për të ardhmen e tij politike duke thënë se është takuar me Edi Ramën dhe po mendon seriozisht për të qenë pjesë e opozitës socialiste por duke thënë se ende nuk është vendosur asgjë.
Rrëfimi i Priftit
Në lidhje me shantazhin që pretendon Meta se i është bërë me videon për t’u bashkuar me PS-në, Prifti jep një tjetër variant. Prifti tha se Meta ka kontakte të përhershme me Ramën dhe se e ka pasur në plan vetë largimin drejt PS-së. Ai ka publikuar dhe një sms (mesazh) që Meta ia ka dërguar Ramës me një person tjetër pas largimit të Priftit nga funksionet publike. “Sms që ia dërgon Meta –Ramës me anë të një personi që punon te kullat binjake, se kështu komunikojnë ata. “Vëlla, e pe si e degjenerova Tan Priftin, ashtu do u’a bëjë të gjithëve, të mazhorancë. Nga Dragobia po zhgënjehem”, deklaroi Prifti. Emri Dragobia, sipas Priftit i korrespondon kryeministrit Sali Berisha. Sipas tij, justifikimi i Metës dhe i qeveritarëve të tjerë se videoja është e montuar është një farsë. “I vetmi justifikim i Metës dhe qeveritarëve të tjerë është se videoja është një montazh. Ata nuk guxojnë të përballen me të vërtetën që zëvendëskryeministri i vendit bën afera duke ofruar 7%, ose bën anulimin e një ankandi, atë të naftës, që të fitojë miku i tij”, është shprehur Prifti. Ish-ministri ka theksuar se videoja është tërësisht orgjinale dhe këtë e vërteton transmetimi i saj nga “Top Channel”, ku nuk ka pasur asnjë ndërprerje.
Denoncimet e Priftit
Ai ka paralajmëruar se në ditët e ardhshme do të dorëzojë në Prokurori materiale të reja që tregojnë pasuritë e paligjshme të Metës, brenda dhe jashtë vendit. “Unë këto ditë do të shkoj sërish në Prokurori me një dosje të re për Metën, ku do denoncoj aferat e tij në 3 muaj kur unë kam qenë ministër. Ai ka bërë kërdinë. Do tregoj pasuritë e tij të paligjshme brenda dhe jashtë Shqipërisë”, ka deklaruar Prifti. Ai ka ripohuar se qeveria aktuale është më e korruptuara dhe ka ritheksuar se koalicioni mes PD dhe LSI-së duhet të prishet sa më parë. Sipas Priftit, korrupsioni mban në këmbë qeverinë aktuale, me Metën që i bën shantazhe Berishës me votat e tij në Parlament. “I bëj thirrje edhe Berishës që të vërë interesat e kombit mbi të tijat. Koalicioni me LSI duhet të prishet. Mjaftojnë vetëm provat e mia që ky koalicion të prishet. Meta i bën shantazhe Berishës me 3 votat e tij në Parlament. Meta e di që nuk e voton më njeri partinë e tij dhe po përgatitet të blejë votat në zgjedhjet e ardhshme”, ka deklaruar Prifti. Por nga ana tjetër, ai ka bërë të ditur se edhe vetë ka komunikuar me Ramën dhe nuk e ka përjashtuar një bashkëpunim të mundshëm me PS. “Jam takuar me zotin Rama dhe me disa deputetë të PS. Kam disa variante, të bashkohem me PS, të krijoj një forcë të re opozitare, si dhe të largohem nga kjo politikë e qelbur dhe të shoh hallet e mia”, ka shtuar Prifti. Por ai ka kërkuar mbështetje për t’i shkuar më tej kësaj cështjeje, pasi përpara ka shumë rreziqe. “Unë po bëj një politikë opozitare dhe kam nevojë për mbështetjen e të gjithëve. Po bëhet një plan për eleminimin tim fizik”, është shprehur ai.

SMS Meta-Rama

“Sms që ia dërgon Meta –Ramës me anë të një personi që punon te kullat binjake, se kështu komunikojnë ata. ‘Vëlla, e pe si e degjenerova Tan Priftin, ashtu do u’a bëjë të gjithëve, të mazhorancës. Nga Dragobia po zhgënjehem”, deklaroi Prifti. Emri Dragobia, sipas Priftit i korrespondon kryeministrit Sali Berisha.

Afrimi me PS
Por nga ana tjetër, ai ka bërë të ditur se edhe vetë ka komunikuar me Ramën dhe nuk e ka përjashtuar një bashkëpunim të mundshëm me PS. “Jam takuar me zotin Rama dhe me disa deputetë të PS. Kam disa variante, të bashkohem me PS, të krijoj një forcë të re opozitare, si dhe të largohem nga kjo politikë e qelbur dhe të shoh hallet e mia”, ka shtuar Prifti.
Vërtetësia e Videos
“Videoja që unë kam regjistruar është e paprekur dhe e pamanipuluar. Loja e montazhit nga Meta bëhet vetëm për të fituar kohë, për të blerë mediat dhe drejtësinë. Unë mbaj përgjegjësi morale, politike dhe penale nëse videoja është sadopak e prekur. Për fat të mirë, regjistrimi tregon orën dhe sekondat dhe kur “TCH” e dha të plotë, asnjë sekondë nuk lëvizi. Prandaj, nuk ka nevojë për prokurorë nga Amerika apo Evropa, pasi shqiptarët e kanë orën në ekran”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here