Home Aktualitet Mali i Zi: Dyshime për varrezë masive me shqiptarë

Mali i Zi: Dyshime për varrezë masive me shqiptarë

785
0

Autoritetet e Malit të Zi kanë filluar hetimet lidhur me dyshimet se në pjesën qendrore të qytetit të Andrijevicës ndodhet një varrezë masive me kufoma të shqiptarëve të Kosovës.

Njoftohet se në një fushë të druve, që më herët kishe shërbyer si qendër e grumbullimit të mbeturinave, tashmë janë zbuluar eshtrat e para.

Gjatë luftës së vitit 1999 në Kosovë, në kazermën e këtij qyteti ishin sjellë dhjetëra shqiptarë të Kosovës për fatin e të cilëve nuk dihet asgjë.

Në një njoftim zyrtar të Prokurorisë së Malit të Zi thuhet se po zhvillohen hetime për shkak të dyshimeve se gjatë zhvillimeve luftarake në Kosovë janë bërë krime lufte kundër popullsisë civile, ndërsa kufomat e viktimave janë sjellë në rajonin e Andrijevicës në një varrezë masive në oborrin e repartit për përpunimin e drurit të një ndërmarrjeje private.

“Në qoftë se gjetjet dëshmohen si të sakta, do të caktohet ekzaminimi i kufomave nga ekspertë të mjekësisë ligjore” ka deklaruar në Podgoricë, Biljana Covic, zëdhënëse e Gjykatës së Lartë në Bijelo Polje.

Sipas medieve malazeze, kërkimet nëse ka apo jo varrezë masive në Andrijevicë, po mbikëqyren edhe nga përfaqësues të misionit evropian për sundimin e ligjit në Kosovë, EULEX

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here