Home Politike Nishani dekoron “Raiffeisen Bank”

Nishani dekoron “Raiffeisen Bank”

636
0

nishani-banka-620x429Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, ka organizuar një mbrëmje gala me përfaqësues të komunitetit të biznesit në Shqipëri. Në këtë event, i cili u zhvillua në Pallatin e Brigadave, Nishani mirëpriti ministra të qeverisë shqiptare, guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, kryetarë dhe anëtarë të dhomave tregtare vendase dhe të huaja, përfaqësues të bizneseve më të rëndësishme në Shqipëri si “Raiffeisen Bank”, “Balfin Group”, “Calik Group”, “Spitali Hygeia”, e të tjera.

“Nuk mund të ketë mirëqenie, prosperitet, kulturë, art, diplomaci, rend dhe mbrojtje pa një biznes të fuqishëm. Unë ju inkurajoj që kurrë mos të ndaleni dhe kurrë mos të dorëzoheni në rrugën e vështirë të të bërit biznes”, tha presidenti në fjalimin e tij si një mesazh për komunitetin e biznesit.

Krahas kompanive të tjera të mëdha, presidenti i Republikës dekoroi “Raiffeisen Bank” me titullin “Për merita të veçanta civile” në vlerësim të rolit të rëndësishëm në zbatimin e standardeve të larta për zhvillimin financiar dhe institucional të sistemit bankar shqiptar, gamës së gjerë të shërbimeve të ofruara, si dhe për kujdesin e treguar në mbështetjen e projekteve me ndikim në jetën sociale të vendit. “Raiffeisen Bank” ishte e vetmja bankë nga sistemi bankar që mori këtë titull.

Bujar Nishani ia dorëzoi këtë titull drejtorit të Përgjithshëm të “Raiffeisen Bank” në Shqipëri, Christian Canacaris.

‘‘Ky titull na bën krenarë për më shumë se 10 vite investimi në vend. Unë ju falenderoj për këtë vlerësim. Ky titull gjithashtu na bën të jemi më të përkushtuar në ofrimin e produkteve dhe shërbimeve bankare të standardeve të larta e moderne për të gjithë shqiptarët. Unë dëshiroj t’ju falenderoj në emër të Bordit Mbikëqyrës si dhe stafit të “Raiffeisen Bank” në Shqipëri’’, tha Canacaris gjatë marrjes se titullit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here