Në fjalën e tij, kryeministri Sali Berisha u ndal në zgjedhjet e majit ku sipas tij socialistët humbjet i konsideronin si fitore. Berisha tha se shfaqja e votave gjatë numërimit në ekran është një transparencë e madhe. “Ne i dhamë mundësi shqiptarëve të shohin votat në ekran një për një. Kjo ka ndodhur në Florida 10 vite më parë, në vendin me demokracinë më të madhe.”, tha Berisha.
Sipas Berishës, duhet nxituar për të përpiluar reformën zgjedhore dhe në tryezë duhen ftuar edhe ekspertë.
“Arbitri pasi vlerësoi zgjedhjet bëri një seri rekomandimesh. Ju ftoj që bashkarisht të procedojmë me reformën zgjedhore. Të ftojmë specialistët e OSBE/ODIHR, Komisionit të Venecias dhe shoqërinë civile për të adresuar një për një të gjitha vërejtjet dhe sugjerimt e këtyre institucioneve. Ju garantoj se mazhoranca është e vendosur që të punojë me ju.”, u shpreh Berisha.
***
Në seancë e parë të këtij sesioni parlamentar e cila nisi pasditen e sotme, morën pjesë të gjithë deputetët, antarët e qeverisë dhe ambasadorët e disa vendeve mes tyre dhe ambasadori amerikanë Arvizu.
Në fjalën e hapjes kryetarja e kuvendit Jozefina Topalli deklaroi se ky vit do të jetë i mbushur me reforma ligjore.
“Ne vazhdojmë të kemi prioritet integrimin e vendit në BE. Si kryetare e kuvendit unë dua besim të plotë që do të ecim përpara. Unë besoj në një Shqipëri që ka dëshirë të ecë përpara. Këtu bëhet përparimi. Këtu duhet të bëni atë për të cilën njerëzit ju kanë votuar”, tha Topalli e cila nuk ka harruar të kërkojë një minutë heshtje për deputetin Gëzim Dibra që u nda nga jeta pak javë më parë.
Fajlën pas Topallit e mori kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Gramoz Ruçi. “Ne u dhamë shqiptarëve ato palo zgjedhje që i kishim harruar, që i kishte harruar edhe BE- ja edhe ODIHR-i. Nuk kemi arsye të mburremi dhe të krenohemi për atë që kemi bërë. Jam i bindur se tashmë nuk ka mbetur më njeri që gishtin e rëndë të përgjegjësisë nuk e drejton nga i vetmi njeri që e meriton. Ky jeni ju zoti Kryeministër. Fajtori publik për maskaradën e zgjedhjeve. Ne si opozitë me liderin tonë bëmë gjithçka për të mbrojtur standardet evropiane. Po flas në shumës se nuk kam qenë nuk jam dhe nuk do të jem kurrë nga ata që mendojnë se Sali Berisha është ky dhe s’kemi çfarë t’i bëjmë. Unë besoj se përgjegjësia është e të gjithëve, duhet të bëjmë gjithçka për të ndryshuar situatën”, tha Ruçi.
Bëni mirë që të gjithë ju, të majtë dhe të djathtë, e që bashkëpunoni nërmjet jush që në fillimet e viteve të “demokracisë”, ti tregoni “sovranit” tuaj, popullit, (që në të vërtetë, ju as që e çani kokën, por këtë e thoni me tallje dhe përçmim)me se i kini vënë ju ato pasuritë tuaja përrallore? Sa është rroga juaj mujore? Po të fëmijëve dhe të afëmve tuaj.
Ju bëni sikur flisni kundër regjimit të kaluar (se në të vërtetë Ramua e ka mbajtur fjalën duke i hapur rrugë pluralizmit. Por edhe duke vënë në krye të këtyre partive, “bijtë e tyre” e jo klasat e përmysura. Kjo del mëse e vërtetë.), por në të vërtetë ju jini mijëra herë më të këqij. Në atë kohë j’ua hiqte kokën partia njerëzve, kuse sot kushtet e kqia që e keni katandisur vëndin si një Bagladesh të dytë. Ju jeni kthyer në shushunja, të cilat duan gjak të zgjedhur, gjak “sovrani”. S’kini turp!