Home Aktualitet Masakra në Fier, djali i autorit: Babai mbroi nderin e familjes

Masakra në Fier, djali i autorit: Babai mbroi nderin e familjes

1431
0

fier-merusheDjali 25-vjeçar i Bajram Vrapit, i cili shkaktoi tragjedinë në fshatin Suk, duke vrarë katër familjarët e tij e më pas veten, në një intervistë për gazetën “Panorama” “justifikon” irritimin e të atit, çka më pas solli edhe krimin e rëndë. Martin Vrapi përpiqet të hedhë dritë mbi ngjarjen tronditëse, e cila sipas tij ka ndodhur për çështje nderi.

I riu pohon se babai i tij nuk deshi të njolloste nderin e familjes Vrapi, pasi vajza e xhaxhait të tij, Merushja, e cila u bë shkak i tragjedisë, kishte një lidhje me një djalë tjetër. Për këtë shkak ai pohon se i ati u përpoq që të ndalonte fejesën e saj. Ai kishte frikë se i fejuari do ta linte mbesën e tij 17 vjeçe kur të merrte vesh lidhjen e saj, e për këtë shkak familja e tyre do të njollosej.

Martin, pas kaq ditësh që babai juaj vrau mbesën e tij 17 vjeçe, dy vëllezërit e tij, kunatën e më pas edhe veten, a keni ju një dyshim se cila ishte arsyeja e vërtetë e kësaj tragjedie në familjen tuaj?
Babai im, Bajrami, nuk ka qenë tip që të linte për të menduar e as për të dyshuar se do të mund të bënte diçka të tillë. Pasi kalova momentin tronditës, unë kam pyetur dhe kam krijuar idenë time për motivin e kësaj ngjarjeje. Them se gjithçka e ka bërë për nderin, për të cilin ai nuk të falte.

Pse për nderin? Çfarë kishte ndodhur?
Merushja, vajza e xhaxhait tim Xhemalit, kishte emrin e gjyshes sonë dhe të gjithë e donin shumë. Ditën e martë të asaj jave, babai kishte shkuar për të takuar të vëllain, Xhemalin, për t’i thënë që të mos bëhej kjo fejesë, se do të turpëroheshin. Madje, i kishte kërkuar edhe Merushes që të mos e pranonte këtë fejesë.

Po pse e kundërshtonte,çfarë arsye kishte?
Arsyet ishin se kushërira jonë ishte e lidhur me një djalë tjetër, që unë nuk e di se nga është. Por babai im ishte në dijeni të kësaj lidhjeje. Madje, ai e kishte parë Merushen me djalin. Këtë të fundit babai e kishte ndalur dhe e kish pyetur dhe ai i është përgjigjur se kishte qëllime serioze. Të njëjtën gjë i kishte thënë edhe Merushja. Kjo ka ndodhur rreth 4-5 muaj përpara ngjarjes tragjike. Pikërisht kur ka marrë vesh për fejesën me një djalë tjetër, duke qenë se nuk toleronte për çështje nderi dhe nga frika se i fejuari nuk do ta mbante vajzën nëse do të zbulonte lidhjen, babai im Bajrami ka këmbëngulur që kjo fejesë të prishej. Madje i ka thënë edhe mbesës, Merushes, që t’i thotë të vërtetën babait të saj, Xhemalit dhe xhaxhait tjetër, Besimit. “Kemi jetuar gjithë jetën me ballin lart, nuk kemi kohën për t’u turpëruar tani”, – i është drejtuar im atë dy vëllezërve të tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here