Home Politike Kryeministri Rama pershendet shqiptaret me investimin e fundit ne Shkoder

Kryeministri Rama pershendet shqiptaret me investimin e fundit ne Shkoder

613
0

Kreu i qeverisë, Edi Rama përshëndetjen e mëngjesit për shqiptarët e ka shoqëruar me pamjet e investimeve të reja që janë bërë në spitalin e Shkodrës, qytet ku do te jete sot për inaugurimin e repartit të reanimacionit dhe më pas me votuesit për herë të parë.

Ju uroj një ditë të mbarë me këto foto të 4 shërbimeve të reja shëndetësore të ndërtuara për herë të parë pas 25 vjetësh në spitalin Rajonal të Shkodrës: Koronarografia, kimioterapia, protezat ortopedike dhe reparti i rezonancës magnetike në shërbimin e imazherisë.

Sot në Shkodër përurojmë edhe repartin e ri të reanimacionit pranë kardiologjisë, rindërtuar nga themelet sipas standardeve më të mira bashkëkohore.

Shumë është bërë për shërbimin shëndetësor dhe ende më shumë mbetet për t’u bërë në rrugën e vështirë të rilindjes së shëndetësisë. Por edhe shumë ka për të humbur nëse ndalemi sot.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here