Home Aktualitet Krimi ne familje rritet ndjeshem. Ekzekutohet me automatik nena e 2 djemve

Krimi ne familje rritet ndjeshem. Ekzekutohet me automatik nena e 2 djemve

671
0

alketa_caniGra që vriten nga burrat e tyre, fëmijë që mbetën jetim, jetë që nuk kthehen më. Kjo është tabloja e vendit tonë këto ditë. Krimi brenda familjes duket se nuk ka të ndalur.

Pasditen e djeshme Ilirian Cani 42 vjeç ekzekutoi me 5 plumba automatiku, gruan e tij Alketa Cani 37 vjeçe nënë e dy djemve. Fëmijët nuk ndodheshin në shtëpi pasi kishin shkuar në plazhin e Durrësit, ndërsa mamaja e tyre gjeti vdekjen e menjëhershme për shkak të plagëve.

Gjatë rrugës për në banesën e çiftit Cani, shohim një grua e cila ishte duke lotuar para derës së familjes Cani. Afrohemi tek ajo dhe fillojmë ta pyesim. Zonja me dhimbje dhe lot në sy na thotë se është shoqja e ngushtë e viktimës Alketa Cani, e cila u ekzekutua me automatik nga bashkëshorti i saj Ilirian Cani. Ajo jetonte afër shtëpisë së 37-vjeçares dhe thotë që kjo që ndodhi është një dhimbje e madhe për të.

Gruaja rrëfen se Alketa i kishte treguar të gjitha problemet që ka pasur me bashkëshortin e saj Ilirian Cani dhe sa herë që ai shkonte në shtëpi i alkolizuar. Ajo shfryn mllef mbi Ilirian Cani duke thënë që ai ushtronte dhunë fizike mbi Alketën dhe se nuk e ka merituar kurrë një grua si Alketa, por që dashuria të errëson sytë. “Alketa ishte grua e mrekullueshme në çdo aspekt. Ishte nënë e dy fëmijëve që jepte jetën për ato.

Punonte gjatë gjithë ditës dhe i përkushtohej në maksimum familjes së saj. Por, Iliriani nuk e ka merituar aspak një grua si Alketa sepse ai nuk ishte gjë tjetër veçse një njeri i alkolizuar, një pijanec që nuk e kishte shokun. Majde, shpesh ushtronte dhunë fizike mbi Alketën dhe sillej shumë keq me atë. Nuk ka pasur asnjë rast të vetëm që ai të shkonte në shtëpi esëll.

Pardje shoqa ime e ngushtë me lot në sy po më tregonte sesa shumë që po vuante. Po më thonte që nuk i kishte punët fare mirë me burrin e saj. Të paktën nuk i kishte fëmijët në shtëpi dhe nuk e kanë parë skenën e krimit sepse kjo do të ishte akoma më e tmerrshme. Valbona ka qenë tepër e lidhur me të dy djemtë e saj.

Një ditë më tregoi që djali i madh i saj, i cili është 12-vjeç i kishte thënë që do të gjente ai një punë dhe ajo nuk do të vuante më aq shumë. Kjo është një tragjedi e vërtetë. Nuk di çfarë të them tjetër gjë më shumë” tregon me lot në sy shoqa më e ngushtë e Valbonës. Ndërsa komshia që banon afër Valbonës na thotë se ajo është e tronditur nga kjo ngjarje.

Ajo shprehet se nuk ka dëgjuar asgjë pasi shtëpia e çiftit Cani është pak thellë dhe nuk është e lehtë të dëgjohet. Ajo thotë se e dinte që çifti kishte probleme për shkak të gjendjes të vështirë ekonomike, pasi ishin në ndërtim e sipër të një shtëpie të re. “Më vjen shumë keq për këtë tragjedi. Unë i kam fqinjë por në pamje të parë më janë dukur një çift i qetë dhe punëtorë” thotë komshia që banon përbri shtëpisë së çiftit Cani.

Ndërsa të afërmit e 42-vjeçarit Ilirian Canit banonin në rrugicën tjetër, në të njëjtën lagje me çiftin Cani. Gra dhe burra të cilët kishin dalur në rrugë dhe që diskutonin me njëri tjetrin për atë çfarë kishte ndodhur. Afrohemi tek ta dhe i pyesin se çfarë mund të na thonin për këtë ngjarje. Kushëriri i autorit Ilirian Cani na pohon se është e vërtetë që 42-vjeçari konsumonte shpesh pije alkolike dhe që shkonte në shtëpi në gjendje të dehur, duke bërë sherr me gruan e tij Valbona Cani.

“Çifti kishte shumë probleme ekonomike, pasi kishin marrë një kredi për ndërtimin e shtëpisë së tyre të re. Ata më shumë ziheshin për lekët, duke akuzuar njëri-tjetrin se kush i prish më shumë dhe se ato lekë janë marrë kredi për shtëpinë dhe jo për tu shpenzuar. Valbona e kishte denoncuar edhe më parë bashkëshortin e saj në polici” thotë kushëriri i autorit të krimit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here