Home Politike Kreu i PD-së, Berisha përjashton nga gara Topallin e Boden

Kreu i PD-së, Berisha përjashton nga gara Topallin e Boden

747
0

basha-topalliHapja e garës së kandidatëve për postin e kryetarit të PD, pas largimit të Berishës është shoqëruar dhe me pastrimin e zonës për kandidatin numër një, Lulzim Basha. Në qarkullim është hedhur dhe ideja që asnjë nga krerët e listave të kandidatëve për deputetë në 12 qarqet e vendit të mos jetë në garë për liderin e ri të PD.

Një ide që ka qarkulluar dhe në mbledhjen e djeshme të kryesisë, ku anëtarët e këtij forumi janë shprehur nën zë me njëri tjetrin se asnjë prej këtyre drejtuesve nuk duhet të jetë kandidat për kryetar. Në këtë mënyrë me “kërkesë nga poshtë” Berisha i ka hequr të drejtën e kandidimit pjesës më të madhe të rivalëve potencialë të kreut të bashkisë, duke filluar me nënkryetarët e PD, Topalli e Patozi, sekretarit të përgjithshëm Bode, anëtarit të kryesisë Olldashi.

Duke bërë që 120 mijë anëtarët e PD, në fund të korrikut ose fillim të gushtit të zgjedhin liderin e ri përmes kandidaturës kryesore Basha. Madje një pjesë e tyre duke filluar me Topallin e Boden kanë deklaruar se nuk do të hynë në garë për pasuesin e Berishës në krye të PD, sipas parimit një anëtar një votë.

Ndërkohë që në mbledhjen me dyer të mbyllura së kryesisë, Berisha mësohet të ketë thënë se “unë nuk do të mbaj anë për asnjë nga kandidatët që do paraqiten në kryesinë e PD për kandidim. Do jem tërësisht i paanshëm dhe i pandikueshëm. Deri të premten e ardhshme duhet të paraqiten kandidaturat në kryesi.

Ndërsa të gjithë kandidatët do tërheqin listën e anëtarësisë. Ne kemi regjistrin dixhital të anëtarësisë”, tha Berisha. I cili ka nënvizuar se do të jetë një garë e hapur dhe se ky proces do të fillojë dhe përfundojë deri në fillim të gushtit. “Shpresoj që do jetë fundi korrikut, fillimi i gushtit.

Pas zgjedhjes së lidershipit të ri, ai do të ketë të drejtë të formulojë, hartojë listën e kryesisë, t’jua paraqesë forumeve të partisë dhe ne jemi PD, Forumet kanë të drejtë të shtojnë vetë në listë dhe në këtë mënyrë ecim të sigurtë drejt asaj që themi një fillimin i ri i fuqishëm”, ka thënë Berisha. Ai ka ripërsëritur se një javë do kenë afat të gjithë ata ose ato që kanë ambicien pozitive për të hyrë në këtë garë.

Më pas teksa ka shpjeguar modalitetet, Berisha ka nënvizuar se kandidatët do kenë strukturat gati për të dëgjuar programin e tyre, gazeta gati për të shpallur në mënyrë të centrimentuar programin e tyre dhe të barabartë dhe kjo pastaj do krijojë një komision që do shoqërojë formalitetet administrative, fletëvotimet, kutitë, rregullin e votimeve në gjithë Shqipërinë në mënyrë që të ecet drejt një fillimi të ri.

Ai është shprehur se gjithë procesi do të jetë transparent, ndërsa nuk ka munguar të thotë se përmes këtyre procedurave të rregullta, askush nuk duhet ta ndjejë veten të mosvlerësuar dhe në fund të garës duhet pranuar rezultati.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here