Home Ekonomi KESH, kriza energjitike rendon financat

KESH, kriza energjitike rendon financat

1657
0

Kriza energjetike ka përkeqësuar treguesit financiarë të kompanive publike të energjisë. Korporata Eleketronergjetike Shqiptare raportoi se në 6 muajt e parë të vitit bilanci i saj u mbyll me humbje, për herë të parë pas 3 vitesh.

Sipas të dhënave zyrtare nga KESH, për periudhën janar-qershor kompania regjistroi humbje prej 328.5 milionë lekë, ose rreth 3 milionë dollarë, ndërkohë që për dy vitet parardhëse fitimi vjetor i KESH është luhatur nga 7 deri në 10 milionë dollarë.

Të dhënat e detajuara tregojnë se përkeqësimi i rezultatit financiar të KESH ka ardhur kryesisht nga rënia e prodhimit të energjisë. Në 6 muajt e parë të vitit prodhimi vendas i energjisë ra me 26 për qind duke rrudhur ndjeshëm të ardhurat e KESH si prodhuesi më i madh i energjisë në vend.

Nga ana tjetër, kompania ka vazhduar të paguajë interesa për kreditë e marra gjatë viteve të shkuara. Sipas treguesve të bilancit, për gjysmën e parë të vitit KESH pagoi rreth 8 milionë dollarë interesa për borxhet e marra nga bankat tregtare ose donatorët.

Por KESH nuk është kompania e vetme publike e prekur nga kriza hidrike. Edhe Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka regjistruar gjithashtu rënie të ndjeshme të fitimit për shkak të shpenzimeve të larta për import energjie.

Kjo e detyroi qeverinë që të ndryshojë buxhetin e shtetit duke dhënë 3 miliardë lekë shtesë për sektorin e energjisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here