Home Aktualitet Kavajë, makina përplas nënën dhe foshnjën 5 muajshe, vdesin te 2

Kavajë, makina përplas nënën dhe foshnjën 5 muajshe, vdesin te 2

624
0

Një aksident tragjik i mori jetën pak para mesditës së sotme një nëne të re dhe foshnjes së saj 5 muajshe në afërsi të Golemit. Nga të dhënat e para mësohet se aksidenti ndodhi rreth orës 11:00 në autostradën Durrës- Kavajë (ne foto).

Nëna 28 vjeçe Violeta Metani me foshnjën e saj 5 muajshe në krah ka tentuar të kalojë autostradën kur është përplasur nga makina tip Benz me targa Angleze LF 54 KT. Nuk dihen ende rrethanat si mund të ketë ndodhur aksidenti, nëse kemi të bëjmë me një pakujdesi të viktimës apo shpejtësia e madhe me të cilën po udhëtonte drejtuesi i mjetit Latif Tola. Policia ndaloi shoferin e makinës me targa angleze.

Rroba e foshnjes e gjetur ne vendngjarje pas aksidentit
Viktimat janë marrë dhe dërguar menjeherë në Spitalin Rajonal të Durrsit por pa shpresë për jetën pasi dëmtimet e marra nga përplasja me mjetin kanë qenë tepër të rënda

Autostrada Tiranë- Durrës ka filluar para 5 viteve dhe ende ka mbetur e papërfunduar duke u bërë shkak, për viktima të shpeshta.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here