Home Aktualitet Kandidati i PD per Tiranen, blen votat me ushqime

Kandidati i PD per Tiranen, blen votat me ushqime

582
0

gazment-dibraDy javë para votimeve, emisioni “Fiks Fare” sjell fakte nga mënyra sesi kandidatët e Partisë Demokratike kërkojnë votën e banorëve të Tiranës në këmbim të një pakoje ushqimesh.

“Fiks Fare” solli me pamje momente nga shpërndarja e ushqimeve nga stafi i kandidatit të PD-së në Tiranë, Gazmend Dibra.

Qeset me ushqime janë ndarë gjatë fundjavës së kaluar në një dyqan që tregton bojëra në rrugën “Myslym Shyri”.

Gazetarët e këtij emisioni kanë mundur të filmojnë edhe kandidatin për deputet, Dibrën, brenda ambienteve të dyqanit ku shiteshin bojërat, si dhe ndihmat e paketuara, gati për t’ua dhënë banorëve të rrugës “Myslym Shyri”, të cilët i kishin garantuar votën Dibrës.

Edhe pse ndihmat ndaheshin në një mënyrë tepër të sigurt, ku ishin të aktivizuar të paktën pesë persona, gazetarët kanë mundur të kontaktojnë me disa banorë që kishin marrë ndihmën.

Kundrejt premtimit për votën në nr. 44 në fletën e votimit, banorëve të “Myslym Shyrit” u janë shpërndarë nga 2 litra vaj, tre kg miell, tre kg oriz, tre pako makarona.

Gjatë bisedës që gazetarët kanë mundur të bëjnë me një nga banoret e kësaj lagjeje, e cila sapo kishte marrë ndihmat, kanë mësuar se “për marrjen e ndihmave duhet të votosh për Sali Berishën. Po kështu duhet të jesh i regjistruar si votues i PD-së për të marrë ndihmat”.

Edhe pse nevojtarë, këta banorë ndihen të fyer për mënyrën sesi po u jepen ushqime për votën. Jetojnë në mjerim dhe një herë në katër vjet u sjellin nga një qese me ushqime, brenda së cilës ndodhet një letër me numrin 44, numër të cilin nuk duhet ta harrojnë ditën kur do të drejtohen në kutitë e votimit.

Biseda e plotë me qytetarët

Fiksi
– Është një vend që ndahen ndihma këtu për zgjedhjet?
Qytetarja
– Po, a ke emrin?

Fiksi
– Duhet me emër ë?

Qytetarja
– Dhe të votosh për Sali Berishën. Ç’na gjeti ne?

Fiksi
– Ju ashtu e kishit ë?

Qytetarja
– Po.

Fiksi
– Në çfarë vendi është kjo zyra?

Qytetarja
– Tek kjo ku shiten bojërat.

Qytetari
– Ëhë tek Çimi.

Fiksi-
E çfarë të jepnin, të jepnin shumë?

Qytetarja
– Tre sheqer, tre miell, dy vaj, tre pako makarona, një nga ato supat, tre oriz.

Fiksi
– Për kaq gjë, shumë pak. Për kaq gjë do votën ai?

Qytetarja
– I llogarita unë, i llogarita dhe në shtëpi unë, 20.000 lekë bëjnë.

Qytetari
– Këto duhej të ishin ndarë ndihma për njerëzit, po meqë ai është kryetar shteti i ndan për nevojat e tij personale, për zgjedhje.

Qytetarja
– Edhe një pulë.

Fiksi
– Do votat e dy pleqve të mi ai ë? Dy pleq.

Qytetari
– Po çfarë kujtove ti?!

Qytetarja
– Si kujton ti, e shikon se ç’bëhet?

Qytetari
– Kaq gjë duam ne.

Fiksi
– Me kaq gjë ë?

Qytetarja
– Ajo më tha çfarë numri e ka votën Saliu? Unë ja futa 29, ku e mbaj mend unë? 29 i thashë unë. Jo, jo, tha, 44-a. Ma futi letrën tek ushqimet. Kishte folë ai komshiu im.

Fiksi
– Kush është ai që fut emrat këtu?

Qytetarja
– Një Çimi, Çimi.

Fiksi
– Po të marrë plaka ca lekë?

Qytetarja
– Po ik e merr plakën, çoje! Jo ti, merr plakën!

Fiksi
– Jo unë.

Qytetarja
– A të keqen nëna, t’u bëftë nëna, unë për Saliun do të votoj, t’u bëftë nëna kurban! Po pse të gjithë këto që marrin ushqime, mos vallë do të votojnë për Saliun?! Kanë pasë hall sa të marrin ushqimet. Kur vajta unë, më tha, erdhi Gëzimi ai komshiu yt dhe tha që ti je me Edin Ramën. I thashë mua më vjen keq, i thashë. Unë nuk dua me ja thënë Gëzimit, edhe për t’ia thënë do t’ia them. Po pse të gjithë që marrin ndihma për Saliun do të votojnë? Ti vajte e më raportove mua? Se vetë burrë, vetë grua, i kam rritur kalamajtë me halle? Po marrin ata që janë zengjinë, jo unë që jam fukareshë. Vajti ky me një këmbë, Mersini i shkretë, ku po ndahen, i thashë ndahen këtu.

Qytetari
– Dëgjo…

Qytetarja
– Dua të bëj nder, se gjynah!

Qytetari
– Nuk kam shkuar për këtë punë fare. Absolutisht asnjë herë nuk kam shkuar.

Qytetarja
– Dëgjo, a e di ku është muhabeti, të vjen inat se po marrin… Ti çfarë fitove si komshi që vajte ti për mu, që do e hedh (votën) për Edi Ramën. Ku e di ti mendjen time se për kë do ta hedh unë!? Si vajte e ja the tjetrës? Unë për t’ia thënë do t’ia them, por do t’ia them mbrapa, pasi të mbarojnë votimet.

Qytetari
– Edhe këto ndihmat, po çfarë injorance është që ndajnë kështu?! Po pse, një herë në katër vjet më jep 20.000 lekë ti, e do votën ti? Kush je ti mor!? Po katër vjet çfarë do bëj unë? Me se të jetoj unë katër vjet?

Qytetarja
– Po shikoj që marrin zengjinët. Ky vajti e dha emrin tim, maskarai, zagari! Eh këta po vjedhin votat, po mjerë populli i shkretë, ne jemi na (godet divanin), po rri!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here