Juventusi mund Napolin me rezultatin e pastër 3-0 në një super ndeshje që dhuroi gjithçka duke filluar nga golat, spektakli, grinda, rastet pa fund nga të dy ekipet, por nuk munguan edhe kartonat e kuq.
‘Zonja e Vjetër’ tregoi superioritetin përballë një Napoli që akoma nuk është konsoliduar me elementët e rinj që duan kohë që të ingranohen me pjesën tjetër të ekipit, si në rastin e Higuain.
Për Juventusin golat u shënuan nga Lorente në minutën e 2, Pirlo 74’ dhe Pogba 80’, ndërsa ndeshja u mbyll me kartonin e kuq për Ogbonna.
90’ nuk kaluan pa kontestimet e shumta nga Napoli dhe trajneri Benitez, por që në fund me tre golat e pësuar u mbyll gjithcka.
Me këtë fitore Juve është vetëm një pikë larg Romës që kryeson kampionatin. Edhe për Fiorentinën ka qenë një e dielë me fat, pasi ka mundur Sampdorian 2-1.
Milani nuk arrin që të fitoja as përballë ekipit të Kievos duke bërë një tjetër hap të gabuar këtë javë në kampionat pas humbjes me Barcelonën në Champions League.
Ndeshja ka përfunduar me rrjeta të paprekura, loja e kuqezinjve të Alegrit ka lënë shumë për të dëshiruar.
Roma pas barazimit javën e parë me Torinon pas 10 fitoreve, duket se po vjen në rënie, pasi këtë javë përballë ekipit të
Sassuolës brenda në ‘Olimpico’ me shumë vështirësi ka arritur të marrë një pikë.
Goli i Domenico Berardi-t në minutën e 90’ e ka shpëtuar nga humbja e parë këtë edicion.
Lazio është ndalur nga Parma 1-1, Kaljari ka fituar me Torinon, Bolonja me Atalantën.